Një shkrim i cili tejkalon çdo masë.
E nderuara e cila e tejkaloi çdo normë dhe standard etik më la pa fjalë.Nuk kam drejtë të shkruaj në profilin e sajë sepse ajo është e drejta e çdo kuj të shkruaj në profilin e vet ç’fare duan vetë !
E mira dhe e keqja e mediave sociale!
Veç si një qytetare e diasporës që çdo mjerim e shofim me sy tjetër dhe sigurisht më të dhimbshëm sesa ju që jetoni aty ( sigurisht e kemi nga malli dhe inati që nuk po mundemi të kthehemi aty ku na don zemra ) po i shkruaj disa fjalë sepse shumë vështirë mos të reagohet mbas gjithë padrejtësirave që po radhiten si një varg i rruzave si ato në Harrisa të Lebanonit.
Nëse dikush mendon që një prind shfrytëzon ” vdekjen e fëmiut të ti të ri,për të shëruar plagët e vjetra” atëherë mbeten memece e kohës dhe tragjedisë.
Fjala Nekrofilia i ka shumë kuptime në disa gjuhë të ndryshme, që shumë pak përputhen me atë çka ajo e nderuar deshti të thojë.
Apo unë nuk e kuptova ? Din dikush t’ma spjegojë ?
Ofendimin ndaj një personi të caktuar,të sjelli si një kamxhik të përvluar ndaj prindërve është e tejkaluar dhe më se e tepruar .
Nëse mendon që klani i Prontos duhet të jetë i lirë t’ju përshëndes me salutat e Millosheviqit rrugëve të Kosovës ,dhe që po ju përplasë nga një shuplakë çdo mëngjez ende pa i çel sytë,kurse një i mjek i ardhshëm që edhe asnjë fjalë e keqe e vetme nuk u ndëgjua për te, atëherë me bënë të lumtur që gjindem diku jashtë e jo aty ku është ajo drejtësi .
Nëse ajo mendon që Astriti është i Albinit ,Shpendit apo i Vetvendosjes, atëherê duhet të zgjohet nga gjumi ajo dhe i gjithë populli. Të zgjohen nga gjumi që po flejnë me ninullat e Linda Morinës,Nuses Shyrete Behlulit dhe serialeve turke .
Astriti është i Zt. Avniut dhe Znj. Xhemile .Astriti është i kombit, i gjithë neve që na prek në zemër padrejtësija.
Politikanët shkojnë e vijnë, partitë ndrrohen si pelenat mbasi të flliqen (Mark Twain ) , kurse burgu i Prizrenit do të mbetet si një sinonim me ato burgjet e Serbisë ku mijra shqiptarë u vranë dhe humbën diku padrejtësisht ! Ku sofrat e nanave ende janë të shtruara dhe çdo ditë kapërdijnë kafshatën e helmit !
Ndërsa për Sherlock Holmes si detektiv që nuk ka egzistuar kurrë ,shumë përputhet me drejtesine e Kosovës .Aty drejtësija është fiction.Dhe po kapërdihet si një mollë e helmuar!
Duhemi t’i kërkojmë falje përzemërisht familjes së Astrit Deharit, edhe fëmiut të palindur ende ,për trazira ndjenjash çdo çast dhe çdo ditë !
Drejtësija vonohet por vjen! Edhe ajo që mbetet e heshtur e vret shpirtin do kur do dorës që vret !
Me shpirt shpresojë fëmiu i Astritit të vie në këtë tokë me një dritë të zbardhur,dhe jo të hec me hapat e territ !