Varzat tona na i martuan
Herë me pleq e hiç pa i vet
Tokat tona që na i zaptuan
A është ky fati shqiptarit të shkret.
Hiç pa na vet , në emrin tonë
Luajnë me ne si me zagarin
Na ulin poshtë dhe na poshtrojnë
Tokat tona me zorë na i marrin.
Bija ime e bukura ime
Pëllumbeshë je si një perri,
Si të lashë si një jetime
Çamëri e ime oj Çamëri.
Ku te kam ty zemra ime,
Të martuan hiç pa t’vet,
Pa dashni e imja trime,
Mlodhe cuklat dhe ke tret.
Të dridhet zani fisnikja ime
Sikur nuses nën duvak,
Me lot e tua zemrën ma fike,
Sa fort vuajtje nat ishull plak.
Mat anë vëlla ,n’këtë anë një motër,
Vdiqën pa u pa kurrë në jetë,
Babë e nanë pa shpirt pa votër,
Veniten n’vaj si dy të shkretë!
Se çna e dredhi kjo Evropa,
Nga lakmija e lashtësisë tonë,
Na ka nda në copa copa,
Edhe sot po na mallkon.
Xhaxhi tirani që nuk ia dinte,
Tokat e veta ku i ka,
Asnjëherë për ju nuk fliste,
Ju la pa motër ju la pa vëlla .
Kur të shoh ty o zogëza e malit,
Sa afër je ,sa larg më ike ,
Arvanit dhe lule djalit,
Se shumë vuajte n’at tokë antike.
Lëshoj zërin nga Shqipërija,
Si jehonë gjithë malet i shpon ,
E ndëgjon dhe Çameria,
Dhe nga malli nisë e vajton!
Shqipëri o tokë e jona,
Ju më thrisni bijat e mjera
E dëgjoj që vjen jehona,
Nga Çamerija dhe trojet tjera!
Sa e lashtë e sa e bukur,
Ilirja ime ,moj çupëz Çame,
Si një zogëz si një flutur,
Si një yll,si një dritë hane!
Unë e mjera që ju ndanë,
Kush n ‘Preshevë,kush n’Ulqin,
Ju më thirni ende nanë,
Unë ju lëshova nga gjiri im!
Me troje t’shejta më bekoj Zoti,
Por së shpejti më mallkoj,
Zemra m’djeg më përvlon loti,
Secilën nga ju kur e kujtojë!
Herë në Plavë,herë në Gusinjë,
Truri im bredhet pa u ndalë
Herë në Ohër herë në Prishtinë,
N’zemër digjem dalë ngadalë.
Çamëri e bukura ime,
Sa shumë vdiqën me lot ndër sy,
Me prind gjallë mbete jetime,
Kur na ndanë mu dhe ty!
Therporti pellazg me tinguj t’lahutës
Përcjellë jehonën n’Kalanë e vjetër,
Pse t’i këputen krahet e flutures
Dhe t’tmartuan me dikend tjetër.
N’sofër t’qafirit,çdo ditë je ulë,
Ma shumë lot se bukë ke ngrënë,
Si një lule ti je përkulë,
Lypsare u bëre për t’shkretën nënë !
Çamja ime moj gocë e heshtur,
Gërshet zezë moj e gërshet verdha
T’i morrën ngjyrat me të zezë t’kanë veshur ,
Në prag të derës më prit ja se erdha!