Këngë e bilbilitBy vildanadibrazhubi / October 26, 2017 Në Bashbylyk n’mëngjez një ditë Në atê qetësi ku parajsa mbretëron , Nisa ngapak me u çuditë, Më dukej që shqip veshi m’ndëgjon ! Fliste aq bukur sikur këndonte, M’tronditi trurin dhe zemrën time, Një zë vinte dhe tjetri shkonte, M’trazoi mua dhe t’mijat kujtime ! Në mes parajsës unë edhe qielli, As një njeri nuk ishte për rreth, U nisa n’drejtim kah nisej dielli, Dhe dorën e djathtë e vura në vesh ! A thu o Zot kush po flet kaq bukur, Një shqipe të pastër si lot i kulluar, Si duket në ëndërr ,diku jam zhdukur, Me këto tinguj t‘ gjuhës tonë t’bekuar ! Heca pa u ndalë rrugës me gurë, I shkela do kokrra ulliri më kot, Kaçuba të mbështetura aty ndër murë, Më dukej se nga malli po qanin me lot ! U ndala aty dhe e shtangur mbeta, Një bilbil këndonte hiç pa u ndalë, Kush po fliste shqip në fund e gjeta, Ishte bilbili që këndonte me mallë! Ah ti më qenke more zog i bekuar Nga Shqipërija erdhe ti ardhshë i bardhë , Përse edhe mua nuk më ke mësuar Këtë shqipe të pastër ,sikur ti ta flas ! Vazhdoi bilbili këndonte pa u ndalë, Prej degës ullirit në një degë tjetër, Nisi avazin e bukur me mallë, “Jam “ -më tha-sa shqipja edhe unë i vjetër !” Unë linda at ditë kur lindi shqiptari, Prej trojeve në troje këndoja pa u ndalë, Kur e pashë se kush erdhi këtu i pari, Vendosa menjëherë gjuhën time t’ja falë ! Bilbil i bukur të falem nderit, Për gjuhën tonë ma t’mirën në botë Sa herë më vjen të plasi prej vnerit, Nisi e shajë dhe s’ndalem dot! Kush na ndau me aq mjeshtri, Ty bilbili im me mua në këtë anë, Kur ti këndon për mrekulli, T’ pêrkêdheli me mall se të kam nanë! Iku bilbili dhe ia nisi kërngalla, U ktheva ngadalë ke ulliri vjetër, Më dukej që fliste e gjithë mahalla, Një shqipe t’bilbilit dhe as një gjuhë tjetër! Dhe at natë me hanë kur rashë në gjumë, Më erdhë bilbili prap ke ulliri, Ah thashë me vehte e lumja unë, Kush këndon më bukur se ky i miri ! Në gjumë të ëmbël at natë unë rashë, Anglishten më se duroja dot, Më këndo shqip o bilbil i lashtë Veç ti din shqipen ta qashë me lot !