Pragu i jonë

 Aty në vendlindje ku ngihet zemra,

Aty ku nga gëzimi shëndrit gjithë dielli,

Kthehen kujtimet me t’vjetrat emra,

Kur shkojmë na, i kaltërt është qielli !

Lulet qeshin aromën çelin,

Gëzohet katundi gëzohet qyteti,

Pragun që lamë kurrë se mshelim,

Ndihemi krenar më shumë se mbreti !

Gjithë fëmirija kthehet n’kujtime,

Gjitha kujtimet hidhen vërdallë,

Pragu i babës dhe nanës time,

Gjithmonë në zemër mbetet i gjallë!

Pragun e derës kur e shkelim,

S’ka kujtime që përpara s’na dalin ,

Sa çelim syte dhe i mshelim,

Palojmë valixhet dhe rrugën marrim !

Sa shpejtë kalon koha n’vendlindjen tonë,

Mallëngjehemi shumë sa herë që kthemi,

Ikim dika ku zemra s’na e don,

Nga lotët e mallit gjatë udhës   dehemi !

Scroll to Top