Halloween

Sonte rrugët e Londrës ishin përplot. Halloween ose “All Saints Eve “.

Si fëmi unë nuk e kam festu këtë festë,veç e kam parë në filma Amerikan .Sot po festohet me t’madhe.

Origjinën diku e ka shumë hejret,dhe ka pas polemika për origjinën deri vonë.Thuhet se vie nga folësit Kelt.Ndërsa historiani Nicholas Rogers edhe disa tjerë thojnë se i dedikohet darkës së Pomonës,Zotit të frutave ,ose edhe festivalit për ata që kanë vdek , i quaujtur Parentalia.Në Amerikë ato që e bartin janë Irlandezët.
Por thelbin e ka ,që me këtë datë të ftohen shpirtat e të vdekurve bile edhe të ulen në sofër dhe të jenë musafir në darkën e shtruar,ku edhe karrigat e shprazta janë vendosë special me emrat e të vdekurit.Pastaj kanë nisë ritualet dhe lojra të ndryshme.
Në Irlandë,Scotland,Wales dhe Ilse of Man banorët kanë shetritë prej një shtëpije në tjetrën,duke recituar poema për bukën dhe ushqimin. Flaka u ndezë që t’i largojnë shtrigat.
Në Angli vie diku më vonë.Por ne viset tona vetëm viteve të fundit.
Pra kur njerëzit nuk kanë pas kurrfarë zbavitje mezi I kanë pritë festat.

Kurse sot…..sot kur vet bota po shëndrohet në shtriga,shtrigana,maskarenj dhe njerëz me maska ,mirë kishte qenë që një ditë,pikerisht sot ndoshta me festu bukurinë e kësaj botë që nuk po e vërejmë fare.

I kemi Bankat që janë shtrigat në trend,kemi vampirat,politikanët që thithin gjakun e popullit,dhe njerëzit me maska që sillen për rreth çdo ditë . A nuk kemi mjaftë maska dhe maskarenj çdo ditë?
Ende po lypim?A nuk janë pak të frigshme imazhet e shëmtuara që po ju ofrojmë fëmiut? Gjakun, thikat, skeletin, shtrigat , a nuk mendoni që nuk është e frikshme për fëmiun e gjorë që edhe ashtu do të përballohet në jetë me shumë shëmtira? A nuk ju duket e frikshme e gjithë kjo garë se kush do t’ia vesh kostumin më të frikshëm fëmiut apo vehtes?
Hajde t’festojmë pra Halloween .
Një Zot e di sa parat digjen vetëm këtë natë.Të dhemb zemra vetëm kur mendon :(((((

Festë e dreqit ,gjak,shtrigat ,skeletet,vampirat.Edhe kuj po  i prezentohen?
Fëmijëve:(((. Atyre që sa kan nisë jetën .A thu se çka sillet në trunin e voglushave kur shofin ato maska dhe çudira?A thu vërtet knaqen ?

Pa ofendim ,njësoj ndoshta kishe vepru edhe  unë ! Në Ulqin thojmë ush ush si gjithkush!
Po masi çdo gja,çdo festë e ka një origjinë,një datë pse edhe ne mos ta nisim një festë tonë ,origjinale.
Le të jetë dita e parë e pranverës( simbol i dritës,verës,nisma e jetës).Po atë ditë mos të vehen maska fare,fëmijëve t’i vishen kostume me figura të Nanës Terezë,zanave të malit,Përhimes,kostume me lule ,zogj dhe kafshë të ndryshme.

At  ditë veç të dhurohet!
Të vizitohen jetimoret,të nderohen të sëmuarit nëpër spitale me nga një tubë lule !Të vizitohen shtëpitë e pleqëve me nga një kosh plot libra,gjylpara dhe pe për thurje. Të vizitohen ato që nuk i njohim fare ! Të hidhen disa monedha dhe lojra,nepër disa shtëpi që vërtet kan nevojë.Edhe kto të gjitha të bahen nga fëmijët së bashku me prindërit .
Ku me ditë,ndoshta më shumë do të knaqen zemrat e vogla kur të shogun ndonjë lot gëzimi ,sesa një maskë të zezë me lot dhe me gjak.Një buzëqeshje të sinqertë do t’i jap shembull më të mirë se sa disa dhëmbë vampiri të rrejshme.
Ku ka ma kënaqësi se sa një zemër e gëzuar dhe një lot gëzimi,po qoftë edhe për një minutë ?
Përse mos ta krijojmë një festën tonë dhe ku me ditë dikur kjo festë të ketë emnin “shpirtmira Tereza,dhe të bahet traditë botërore si edhe vet emni i Nanës Terezë ? Dhe kur të rriten ato fëmi le të kenë zgjidhjen për fëmitë e vet,cilën t’a festojnë fëmijët e tyre.Për cilën kemi më shumë nevojë???….Apo pse jo edhe të dyjat ?

Nejse,ne kemi fat të gjithë që bejmë ç’farë dojmë vetë.I pëlqeu apo nuk  i pëlqeu dikujt. Grahni me t’vjetrën se mirë bëhet.
Pardon,me t’renë ,se vonë e kopjuam këtë festë, po kryesore po na pëlqen !

Scroll to Top