Mos më leni pa emër

Më shëndruat në lojë shahu,dhe mat e kam për ditë

Cirku përngjan me mua dita ditës ,dhe kam nisë me u mërzitë !

 Asnjë luan në at cirk të mbushur por veç  majmuna plot

Çdo ditë rrëzohem  nga friga dhe me za  vajtoj me lot!

Lojë letrash po mendoni që jam,dhe po luani pa u ndalë,

 Deri në sabahet e zymta me dhomat e mbushura me tymin e zi,

Dhe me thoni duro dhe mbahu se ke me ia dalë ,

Por se dini sa më dhemb  që më lëndoni  dhe kurrë nuk kam qetsi !

Si qenin po më rjepni,hiç pa pikën e mëshirës!

Dhe çdo ditë një copë asht po e leni me pak krypë të hirrës,

Ju o të untuarit e të pangopur që i thoni vehtes njeri

 Barkun  e kishit thatë dikur, s’patët bukë as patët shtëpi !

Në kupën e qiellit m’i dërguat bërtimat,dhe në qiell zbehen,

 Po mbesin të heshtura nën tokat e qymyrit dhe varfërisë

Tepih i kuq jeni për të huajin, shtroje e coptuar për vehten,

E shkurtuat kohën e fëmiut tim dhe të gjithë rinisë!

Faqen e zezë po ma kallxoni aty ku len dielli dhe aty ku perendon.

Vie një kohë kur të gjithë  neveriten  dhe askush ma s’më don !

Shqiponjën çdo  ditë po ma fyeni dhe shumë po e plagosni ,

 Foshnjën e posa lindur pa u ndalë po e brengosni !

 Të  vjellurat mbi mua o të mjerë ende nuk   po i ndalni,

 Ju gjakpirës të pa turp që peng popullin e mbani !

Pa pikën e turpit bile edhe  po krenoheni,

Edhe pse nga populli çdo ditë pa u ndalë mallkoheni !

E unë, unë jam Shqipërija,

Jam Kosova jam Arbërija,

Toka e lotit dhe nderit,

Toka e djepit toka Skenderit !

Toka e Drinit,Rugovës Dukagjinit dhe pjelles së mallkuar !

As nuk jam lojë letrash,as cirku as shahu as qeni masakruar!

Jam unë Kosova tragjedija  ,komedija dhe  toka e mashtruar,

Jam Shqipërija tokë e mallkuar,

Jam gjaku që nuk teret,loti që nuk thahet që e mbajë në duar !

Jam djepi maskarenjve të pangopur dhe të untuar !

Jam unë Shqipërija dhe Kosova e trazuar,me shpirt dhe zemër të coptuar !

Kosova e mallit mërgimtarit t’lënduar!

E bukur jam por sa jam e mjerë,

Shpirtin dhe zemrën ma mbushët perplot vner  !

Jam unë Kosova ,bijtë e mi dua t’mi leni rahat,

Se shtrejtë do e paguani një ditë ore ju  të ngratë .

Jam Shqipërija shqipe e lënduar,

zanin ma ndalët dhe më latë të trazuar!

Më vret  i huaji lëndohem,rrëzohem dhe  çohem,

Më vret i imi sa thellë në  shpirt shkatrrohem !

Scroll to Top