Skip to content
E shikoj botën që po qanë çdo ditë,
E shikoj t’untuarin që han veç helm,
Darkat i shkreti s’ arrinë t’i përtypë,
Nga syri i untë i grabitqarit në thelb !
Po sikur t’ia nisi me të mjerën botë
Kokëulur më rri si e turpëruar,
Nuk të shaj moj unë më kot,
Me mëkate të gjithë ia kemi tepruar!
Hec moj botë se gjithë faj s’kemi,
Din t’dallosh ti njeriun fajtorë?
N’dreq t’mallkuar gjithë do vemi,
Po mos të vesh ti mbi ne dorë !
T’mirin nga i keqi pse nuk e ndanë,
Le të vuajnë ata që meritojnë,
Disa prej tyre se di si i mbanë,
Mos më thuaj që nuk po t’rëndojnë!
Po sikur moj botë ke mbet pa sy,
Dal ngadalë do mbetesh në terr,
Më vjen të qaj çdo ditë për ty ,
Gjithë këtë durim a thua ku e merr ?!
Mëkatarin ti çdo ditë e ngritë,
Maje të mirave si borën me mal
Për shpirtbardhin s’po don me ditë,
Do t’vjen një ditë kur askush s’ta fal!
T’kaploi e keqja po digjesh flakë,
Durimin ku po e gjen ti aq shumë,
Njerzimi ty sa shumë t’ka plakë,
Nga ti sikur u mërzita dhe unë!
Na fal të gjithëve ,më fal edhe mu,
Mëkatar jemi që hiç s’ndryshojmë,
Aq t’kemi lodhë dhe të kemi mashtru,
Por vet një ditë gjithë do ta psojmë !
Syurituri edhe ziliqari ,t’kanë kaplu pa hiç mëshirë,
Të kanë ba si livadh pazari ,
Me ndryshu ke me e pasë vështirë .