Buka

E gjithë jeta sillet rreth sajë. Në forma , kuptime , ngjyra, të ndryshme.E bardhë, e zezë, panini, e misrit, e grurit, theknës. Nuk kalon pa u përmend së paku  një herë në ditë-“a kemi mjaftë bukë për  sot ?”

Kur njeriu parahistorik zbuloi kokrrat e grunit dhe farat e bukës, ushqimin që do ta mbante gjallë gjithë dimrit mund të thuhet se edhe aty nisë civilizimi.Me bukën..

Buka….është një ndër ushqimet  e pregaditura më të vjetra në botë.Ka dëshmi 30.000 vjet më parë ku në Evropë zbulohen mbeturina niseshtes mbi shkëmbij që përdoreshin për disa bimë.Mendohet që ekstrakti niseshtes vjen nga rrënja bimës cattails dhe ferns që ishte përhapur mbi një shkëmb të sheshtë, vendosur mbi një zjarr dhe gatuar në një formë primitive të një kulaçi.

Demeter ishte perëndeshë e misrit, grurit dhe të korrave. Ajo ishte e bija e Cronus dhe Rhea. Ai që i pari e piqte bukën pas korrjeve së pari ia dhuronte perëndeshës Demeter.

Festa Lammas si festa korrjes së kokrrave të drithrave është nderim ndaj paraardhësve tonë për punën e vështirë dhe mundin e tyre për bukën e gojës.Stina korrjeve poqese nuk kryhej me sukses familja vdiste nga uria .Në Irlandë korrjet bëheshin pas festës Lammas për një fat të mirë.

Në Romën antike bukëpjekësit kishin privilegj të veçantë në shoqëri dhe e kishin të ndaluar të perzihen me komedianët gladiatorë.

Sa shumë e dojmë ne shqiptarët bukën. Betohemi, mallkojmë, ftojmë në emër të bukës,krahasojmë shumë çka me  bukën ! Simbol i dashurisë, bereqetit,fesatit, gjirit familijar,shpresës,dheut dhe tokës. Tokës time.

E  keni vërejtë ndonjë herë  që  shumica popujve tjerë thojnë a është gati mëngjezi  dreka apo darka?Burrnija jonë si hyjnë në   derë ala pa thënë mirë  dita apo a u lodhe ,të pyesin me një ton pak si urdhër më shumë se pyetës-“a u ba buka ?”

-Pasha bukën që kam ngrënë-Thotë personi i cili ka mirënjohje.

-Haram buka që ke ngrënë nga duart e mija-thotë personi i dëshpruar .

– Më ka marrë malli si për bukën- thotë njeriu i përmalluar për dikend.

– Eja sonte për bukë-e ftojmë  musafirin edhe pse përveç bukës pregadisim supën,mishin peshkun,piten,sallata të ndryshme,qofte,sitriprinxhin,tespixhen,luleshegët,kafe,fiq e një mi tjera të mira,prap se prap thojmë -eja për  bukë-!

-E/i mirë si buka-e quajmë njeriun e mirë.

-Bukë , krip, zemër-thotë bujari që i don musafirët edhe ndoshta kur nuk ka mundësi për një gosti modeste  .

-Sa bukën e ke ngrënë nga duart e mija-thotë dikush që pret nga dikush që vërtet ia ka ngrënë bukën nga duart e saja apo tija.

-Sa bukën e kam ngrënë nga duart e saja-gjithashtu mirnjohje,dashuri dhe kurrë nuk harrohen gjellrat e shijshme që dikush t’i  ka qitë me loçkën e zemrës.Dhe vërtetë kurrë nuk i harron ato duar të arta dhe erën e asaj bukë .

-Lufton për një kafshatë bukë-thuhet për  mundimqarin që kurrë dritë nuk ka pa , por gjithë jetën lufton me mbajtë familjen e vet deri në forcën dhe frymën e fundit.

-La vendin e vet për bukën dhe kafshatën e gojës-thuhet për  ne që jetojmë në gjitha skajet e botës që  ikëm  kur rrezikohej jeta dhe kafshata e bukës.Edhe ne sikur Hansel dhe Gretel humbën larg në pyellin pa kthim në kërkim të gjurmave të dromcave të bukës , sepse njerka na dëboi pa pikë mëshire.Bukën e gjetëm , por rrugën për kthim në shtëpiat tona jo më .Dromcat e bukës i kishin ngrënë zogjët e untuar .

-Ma ka marrë bukën prej gojës -thotë dikush që thika i ngulet pas shpinës  edhe pse nuk e pret nga dikush që dikur ia kishte bërë gjitha të mirat.

-Dikur bukë nuk kishte me mbush barkun e tani më shet mend -eh kjo dihet se kujtë i thojmë ne.Politikanit , kryeministrit dhe presidentit ! Aty këtu edhe disa të tjerëve.

-Buka ka me e vra-deshprimi më i thellë i njeriut ndaj njeriut !

-Më gjuajnë me gurë unë i gjuaj me bukë-dikuj që veç i bënë te mirat dhe ta kthen me të keq.

-Mos i bie bukës me shqelm-dikush që lazdrohet pa pikën e nevojës dhe ta çon  mundin-!

E ku ta di unë sa e sa thënije tjera për  bukën.Pra oksigjeni shqiptarit është buka! Formula! Bile edhe pa ujë mund të egzistojmë si jashtëtoksor që jemi ama pa bukë ncccuk! 

Por jo edhe vetëm.Buka është e dashur,simbol,metaforë e jetës në gjithë botën.Por diku shkelet e diku hahet.Tek ne shkelet.Shkelet me shqelma me kēmbë,me sharje,pyshtyhet,përbuzet.

Shkelet nga jo mirënjohësi,shahet nga populli i lodhur i mbushur me mllef   deri në fyt,përbuzet nga ata që dikur e kishin ëndërr    një copë  bukë.Keqpërdoret nga ata që i bie në dorë dhe nuk e meritojnë as një dromcën e sajë,e vjedh ai që nuk ka nevojë,e shkel ai që nuk e din që ajo bukë vie nga toka e ti e dhe ai e shet at tokë  me gjithë bukën dhe e blen bukën nga armiku i përbetuar.

Pra buka si ushqimi më i rëndësishëm gjatë shekujve pas vetes mbledh edhe një folklor të tërin me qindra ngjyra , forma, përmbajtje dhe proverba .

Gary Herbert në një frazë të vetën thotë se shpresa është buka e të varfërit.

Cat Stevens bile edhe e arsyeton hajninë e bukës në kohrat e vështira  dhe thotë që kush e vjedh një copë bukë për  uri asesi nuk konsiderohet si hajn.

Ndërsa Viktor E.Frankl tregon gjatë kohës së ti në kampet e koncentrimit :-Ne që jetuam në ato kampe e mbajmë ndër mend kur burrat  hecnin dhe ngushllonin të tjerët me një dhimbje të thellë  ku e jepshim njëri tjetrit kafshatën   e fundit të bukës  që e kishim.

Një proverb Afrikane thotë- mos i prit dromcat ndër tryezën e dikuj tjetër, çohu dhe gatuaj bukën tënde-.

Ose një proverb kineze shumë e bukur thotë-“Nëse keni dy bukë, shitni një dhe blini një zambak”. 

Por ka edhe paragjykime të ndryshme në botë për bukën.

Buka që piqet ditën e premte në festën e Kërshëndellave sjellê fat bile edhe ruhet gjatë tërë vitit dhe mendohet që ajo nuk myket.

Në Irelandë kur një peshkatar humbet në terrin e detit i hidhet një copë bukë dhe një qiri të ndezur për të ngushlluar shpirtin e peshkatarit. Ndërsa një besim tek skocezët thotë se gjatë procesit të pjekjes nuk është mirë të këndohet . Poashtu fat të keq sjellë buka që prehet me thikë. Buka sipas tyre duhet të coptohet me dorë.Gjithashtu besohet që  mos të piqet kurrë në numrin tek,por veç ne çift psh dy,katër gjashtë bukë apo kifle dhe asesi një,tre ….pasi numri çift sjellë fat,lindje dhe gëzim në familje ndërsa ai tek sjellë fatkeqësi.

Buka kurrë nuk duhet të hudhet në zjarr apo të gjuhet. Sjellë fat të keq ose varfëri. Ose i qitet zogjëve  ose para se e gjuajmë e ofrojmë pran gojës në shenj respekti dhe mëshire dhe kërkojmë që Zoti të na e falë që po gjuajmë bereqetin.

Në Francë një paragjykim  ku besohet se buka kurrë nuk duhet të sillet mrapshtë sepse bie fat të keq në shtëpi dhe familje. 

Dhe e gjithë sillet rreth bukës.

Bile edhe qyteti Bethlehem merr emrin e bukës “qytet i bukës.” 

Ndërsa unë….arsyeja kryesore që ia kushtova këtë tregim është fare diçka tjetër!Dashurija që kam për tokën time që e dua si bukën.Jam e untë për bukën time.

Mahatma Gandhi thotë ka njerëz në botë kaq të uritur, sa që Perëndia nuk mund t’u duket atyre ndryshe përveç në formën e bukës!” E kjo po ndodhë në qytetet e mija, në tokën time , në ëndrrat e përmbytura me lot dhe shpresa .

Pearl S. Buck thotë se të hahet bukë pa shpresë është akoma ngadalë të shuhesh nga uria e shpresës deri në vdekje.

Ndërsa Juvenal thotë “dy gjëra që popullit duhet me i dhanë  janë buka dhe cirkuset, që ata kurrë mos të revoltohen !Dhe ja pra populli im, bukë dhe cirkuse sa të duash  ….mos u revoltoni.Juvenal sikur e dinte. E dinte se për disa popuj çdo gjë mund të ndryshoj por jo edhe dëshira për bukën dhe cirkuset.

Cirkuset në vendin tim janë tashma vet jeta! Edhe pak bukë të mykur e kanë ! 

Por ah buka ….Buka ka me ju mbet në fyt, juve aktorëve  të cirkut, sepse poulli im ende po hanë bukë pa shpresë! Populli im po vdes nga uria shpresës.Populli im po vdes ngadalë .Me shekuj sa edhe vjetërsia  bukës . Vërtetë e dhimbshme!Buka jonë po laget me lot !

As e zezë, as e bardhë, as e misrit as e theknës…. buka jonë po merr formën dhe shijen e lotit !

Scroll to Top