Pikat e shiut

Një pikë shiu më ra,

Nuk më lagu,

Edhe një tjetër ra,

Nuk e ndjeva,

Nisën me ra më shumë,

E shtrina dorën mbi retë,

I mbledha pikat e shiut,

Dhe i futa në zemër,

I durova dhe ashtu e lagur

U ngrita në kërkim të

Rrezeve të diellit!

Edhe pse nuk e dua shiun,

E dua modestinë e ti,

Vjen i bekuar nga lartësitë e qiellit,

Dhe e ulë kokën kur bie për tokë,

E lagë tokën dhe m’i lagu syte e mi,

Por sa herë që  largohet, len ylberin dhe freskinë e  tokës.

I perkulem pikave të shiut e gjynjëzuar,

Dhe i lutem pastaj që t’na e sjellë ylberin !

Një pikë shiu bie, nuk më lag,

Bie edhe një tjetër dhe e duroj,

Një mijë pika sikur të bien, diellin do ta pres !

Nuk më mbron çadra , por shpresa !

 Retë dhe qiellin tim nuk ia fali askuj !

Scroll to Top