Epoka e kravataxhinjve
Sikur ishte viti 1630.
Viti origjinës kravatave.Më zuri një gjumë i rëndë . Pashë një ëndërr aq të keqe. Sikur gjindesha në një cirkus . Plot majmuna. Veç aty këtu ndonjë luan mbas kafazit. Rrugës nisej i gjithë karavani .Disa qenj duke lehur. Disa elefantë dridhnin tokën dhe disa arusha i binin defit (dajres).
Fytyra të lodhura pa shpresa gjitha anët. Por një atmosferë e kaplonte hapsirën. Nuk e di pse por një gjallëri e pa kapshme .Gjithë vraponin mbas karavanit. Kush me Mercedes, kush me Jeep kush vraponte me vrap me dëgjonjëse dhe telefon në dorë. I-phone gjitha anët .Kush me duar dhe xhepa thatë me buzët e thata nga uria.Kush këndonte tallava dhe vraponte si pa kry. Ca tjerë ende me lot në sy nga serielet turke veç sa kishin dalë në rrugë për ta shoqëruar turmën, vraponin dhe vesh s’merrshin se kush ishte patroni cirkusit .Të gjithë ishin në një lëvizje në një ankth në një pritje. Po nejse kryesore të gjithë vraponin mas kti cirkusi.Vetëm ata të cirkusit ishin fare të qetë. Aktronin hiç pa u ndalë. Të lumtur , të qeshur .Syri tak si bënte.
Nisi më kaploi një djersë . 17 minuta. Plot 17 minuta êndërr. Oppoppo mendova a mos janë 17 vjet ! Êndërr e gjatë.Shkenctarët e oneirologjisë thojnë që ëndrra zgjatë 10-15 minuta por jo.Zgjati plot 17 minuta. E pa besushme.Derisa sillesha vërdallë e djersitur në ëndërr më dolën disa figura të pa qarta. Sikur qeleshe, fesa apo kravata . Një herë nuk i dallova më dilshin si fantazma . Jo jo kravata ishin .Ngjyra ngjyra , llojllojshme! Të kuqe,të zeza, me lara, më vija, me lule dhe katrorë e ku ta di unë.Euuuu mendova ! Ky qenka fundi lojës kravatxhinjëve.Kulminacioni. Test durimi i spektatorit të cirkusit .U zgjova.Kravata pra. Më zgjoi nga gjumi.Jo jo , mendova nuk ka mundësi një kravatë me përqesh gjithë intelegjencën e turmës që po ndjek cirkusin si pa kokë ! Ashtu e djersitur fërkova sytë.Thojnë të shohësh kravatë në gjumë është shenj i mirë.Lajm i mirë bile edhe martesë.Nëse kravata është e kuqe atëherë vërtet je i brengosur për familjen dhe rrethin.Dmth të kesh një lidhje , një obligim , përgjegjsi ndaj rrethit.Po të shohësh kalin me kravatë në ëndërr dmth dominim, hajgare ndaj dikujt. Ofendim intelegjencës ndaj dikujt .
Jo shyqyr Zotit pashë veç kravatë. Kalin nuk e pashë.As këmisha nuk pashë. Se secila ngjyrë e kishte domethenijen .E baftë Zoti hajr, mendova.U çudita që këtë ëndërr nuk e pashë me 18 tetor kur Kroatët dhe gjithë Kroacia festojnë ditën e kravatës.Por bash atë ditë e pashë kur kisha nevojë për një këmishë mëndafshi por asesi nuk e kisha mundësinë t’ia rrisë vehtes rrogën.
Shyqyr thathë që veç ëndërr dhe shyqyr që veç 17 minuta se mos vet hallin. Ku ka n’ftyrë tokës që dikush e kishte duru një ëndërr të gjatë e kaq të zorshme ….?
Fërkova sytë përsëri por prap pashë luani rrinte në kafaz derisa loja cirkusit dhe karavani po hecte me defa dhe tallava rrugës . E dreqi nuk i merr vesh ëndrrat !Oneirologjia ( fjala vjen nga greqishtja ëndërr ) merret me ëndrrat dhe mekanizmin e trurit shumë gjatë por zor që mund dikush me i ra në fije.Ëndrrat dijnë me qenë të tmerrshme por kur i sheh sa je i zgjuar dijnë me qenë të bukura.
Hajtë thashë ta dhezi TV mos rastesisht del ndonjë serial turk me emrin çok gŷzel !Yok !şehirde en güzel kravat !Ban edhe spanjolle hasta la vista, nuk ka lidhje …. veç thashë mos t’më ze gjumi përsëri ! Por jo ! Au për pak harrova që jetoj diku tjetër ku as nuk ka seriale turke , dhe as kravata nuk ka aq randësi sa vet i zoti i kravatës që duhet të ketë.
Dhe pashë që populli anglez nuk ia rras kravatave dhe hyra në kanalet e TV shqiptare
Hyna në Facebook…. çka me pa!
Hashima, Ramusha, Vesela , Milaima….
Euuuu thashë, e kush thotë që nuk të dalin andrrat. E gjithë çka pashë në ëndërr më doli zhgandërr !
Një lojë cirku që nuk kuptova hiç. Ndala TV fare. Trak .
Morra qenushin tim Snickers dhe dola jashtë. Ishte kohë e bukur. Dola rrugës Kensington kur papritmas pashë një Zonjë Londoneze me një qenush të racës Cavalier King Charles Spaniel dhe I kishte vu ati qenush një kravatë. Të gjithë e sillnin kokën me adhurim !
A është e mundur thashë me vehte që ky qen të adhurohet më shumë se ata kravataxhinjët tonë ?
Heca rrugës me një buzëqeshje të lehtë, Snickers plot gëzim vraponte mbas qenushit me kravatë dhe mua nuk më hiqej nga koka ëndrra . Sa çudi! Dalin, dalin ëndrrat ata që i shohim në gjumë.
Por gati se kurrë ato që i shohim sa jemi të zgjuar .Sepse unë pata një ëndërr shumë të bukur për trojet e mija. Por jo jo! Më doli ajo që e pashë në gjumë !
Eh ëndrrat të mundojnë shumë nganjëherë .