Unë Kosova

Fati im duhet të mbetet në duart e Zotit.
E rrahur nga gjitha anët , nga turku, nga i krishteri nga muslimani ,nga Sërbia, nga Amerika, nga trathëtarët e vendit,nga demarkacioni, nga gjykata nga çdo sistem, nga e majta nga e djathta,nga çdo politikë, nga çdo parti nga çdo stinë dhe nga vetëvehtja!

E ç’farë të pres tjetër kur edhe shqiponja , shpendi im i dashur më la dhe fluturoi ! Sikur të gjithë po më urrejnë .
Si një jetime e shkretë që çdo kush luan me mua, Kosovën, nuk më ka mbetur gjë tjetër veç t’i çoj duart në drejtim të qiellit dhe t’i lutem Zotit.
-Zot më shpêto nga ky ankth, nga lojrat që çdo ditë po luajnë mbi kurrizin tim, nga trathëtia, nga injoranca, nga çobanat e fushave staneve dhe pyjeve, nga qytetarët mendjemëdhenj dhe snoba,nga komunistët , nga dreqi i mallkuar !
– Zot më jep fuqi t’i besoj dikujt sepse s’më ka mbet më kujtë t’i besoj !
-Zot të lutem më falë që nuk u lidha me ty dhe veç me ty ,se paskëm lindur si tokë e bekuar por e mbushur plot me mëkatar që këmbë e kry janë plehra dhe si t’i shpupurishës pak të mbyt era tyre .Edhe pak shpresë që pata ngadalë po më shkrihet. E kujtë t’i besoj tash ? E kujtë t’i besoj më ? Ha më thuaj , kujtë ?
Jetime, jetime do mbes gjithmonë ! Më ndihmo i plotfuqishmi im se të gjithë po më braktisin ndalë ngadalë por sigurtë! Më ke mbet veç ti o Perendi , të lutem mos ço duartë nga unë se të betohem që ende ka njerëz që më dojnë, që duan të kthehen në gjirin tim, që mburren që më kanë tokën e tyre!
-Zot unë e ktheva besimin në ty se nuk më ka mbetur askush tjetër për veç teje, të lutem ma kthe edhe ti besimin në njeriun!
Sinqerisht e ytja,unë Kosova toka e plehrave , e tradhëtive edhe e drandofillave me therra të hekurit që po shëndrrohet në kufinj dhe izolohet në greminën e territ dhe shpresës të humbur !
Po mbetem shurdhë nga tallavatë, memece nga çudirat dhe gjithë ky durim i imi, dhe e verbërt nga politikanët !
Të dua pa masë Perendi se veç ti më ke mbetur ,unë Kosova bija e Shqipërisë që edhe ajo më la jetime shumë më heret dhe jetimllyku ende e kësaj ditë qanë në syrin tim dhe askush ende nuk arriti me terë at lot!
-Të betohem o Zot që jam shumë atraktive, tërheqëse për të gjithë sepse të gjithë e duan një copë nga unë, më duan të coptuar, të varfër të shëmtuar! Unë toka e grabitqarve,tradhtarëve , demelave !
Po përse të gjithë e duan një copë nga trupi im as vet se kuptoj?! Çobanat nuk ngihen, snobat nuk lodhen fare , hoxhallarë dhe priftërinjë fërkojnë duartë, rinia drejton sytë nga Perëndimi ndërsa unë e shkreta për veç teje më askush nuk më ka mbetur ! Kujtë t’i besoj për veç teje? Si duket nuk më mbet kush ma, se u djega, u përvlova , u mashtrova dhe dëshprova !

-Të lutem më merr në mëshirën tënde!Nuk e kuptoj pse unë duhet të vuaj aq shumë !
Sinqerisht e ytja, unë Kosova !

Scroll to Top