Vdes piktori dhe le kujtimet diku në murë
Vdes skulptori len shenj të bukur në gurë!
Vdes kompozitori i len pas tingujt e tija,
E knaq botën dhe i knaq vesht e mija !
Eh ama …ama kur vdes një poet,
Fjalët e tija mbesin për ymer dhe jetë!
Të shkruara gjithmone ty skalitura në letër,
Në zemër mend dhe shpirt pa tjetër.
Në ndjenja të forta dhe në kujtime,
Në dashuri në jetë me gjithat përjetime.
Në boshtin e kurrizit të shoqërisë që e rëndojnë,
Në hallet e botës që po e kaplojnë!
Me luftrat dhe padrejtësitë e mallkuara,
Në dhembjet ndër epoka të pa harruara.
Në varfëritë e shkreta rreth botës më tej,
Në zemrat e mëdha si deti dhe lumenj !
Ah, ah kur vdes poeti….
Të gjithë vijnë e qajnë poetin e vdekur,
Pa e ditur që ai i pavdekshëm ka mbetur!
Ai qau botën deri sa ishte gjallë,
Duke kërkuar paqën gjithë jetën me mallë!
Dhe të gjithë e qajnë poetin kur vdes,
Por ai e qau të gjallin për mëkate dhe ves!
Kur gjithë vdesin ai mbetet i gjallë .
Në vepra në zemra edhe në fjalë!
Derisa bota qanë fitimin e sajë,
Poeti qanë shkatrrimin e botës me vajë.
Kur shkon pena dhe ik poeti
Mos thoni eh që vdiq i shkreti.
Po sikur edhe gjithe bota një ditë të vdes,
Poeti i gjalle gjithmonë do mbes !
Në dorën e voglushit dhe nanës time,
Çdo raftë shtëpije dhe të bukurat kujtime !
Në syrin me lot pas leximit të poemës,
Vështron poeti nën hije të pemës !
Si ylber pas shiut ngritet shumë lartë,
Na sjellë dritë rreze, me shkëlqim të artë !
Mbetet për jetë dhe nuk ikë nga kjo botë,
Edhe at ditë kur ne e qajmë me lot !
Jo jo, poeti ore miq nuk vdes kurrë ,
Jeton në rafte , vitrina në shtëpitë me murë.
Me fjalë të shkruara në letër dhe gurë,
Me trup shkon por me emër kurrë !
Jeton, jeton me vite i shkreti poet ,
Më i lumtur kur vdiq, se i gjallë me siklet!
I dha grusht malit të Migjenit ,
Luftoi faqezinjtë dhe poshtërsitë e legenit,
Me duar t’gjakosura dhe me zemër të thyer
Troket në dyert e botës dhe ikën i mallyngjyer.
Dëshprohet me vehten dhe gjithë të tjerë,
E lut Zotin ta shpëton nga kjo botë e mjerë ,
Plot mashtrime dhe interesa të veta ,
Nuk ia duron më pena dhe i rëndohet letra !
Jo jo poetin mos e qani kur vdes ….