Koha nuk shëron plagët

Thojnë- koha shëron plagët !

Na kane rrejtë të gjithë që na thanë.

Ende na rrejnë të gjithë!
Koha nuk shëron asnjë plagë.Sikur koha të ishte mjek i plagës,pa nda kishim trokitë në derën e kohës.
Plagët nuk i shërojmë me kohën , plagët veç zbuten me kohën kur e kuptojmë që rrugëdalje tjetër nuk kemi  në jetë .Plagët mbesin vrazhda , plasaritje , gërrvishtje të pa shëruara që mësohemi të jetojmë me to dhe jemi hamall i tyre .I bartim kudo, në zemër, në sytë me lot në shpirt.Jemi shërbetor të plagëve deri në përkulje deri në ditën e amshimit.

E shkëputur nga vet koha.

Scroll to Top