Ç’na u desht i gjithë ai mallë

 

Nuk mbet njeri i vdekur që nuk e dëshpruam !

Gjon Buzuku:

– ç’dreqi mu desht mua me qitë në dritë kta të pa besë ? Librat nuk ju duhen aspak!Kta b…. fshijne me librat dhe veprat e mija .Obbbbooo sa kopila të pagdhendur që janë !

U shëndruan të gjithë në anal-ista të pa gdhendur !

Migjeni:

– Ra  Luli vocërr e gjithë u çuan me hy në politikë ,duhet me hec me këpucë të dizajnerëve se nuk bënë .Ç’mu desht unë i gjori të shkruaj për këpucët e Lulit  të vogël ?!

Ku ta dija i shkreti që ka edhe më zi kur i shoh këpucet e Edit dhe Ramushit ! Më qahet, vërtetë! Edhe i ri kam vdekur ,edhe plot tmerr e dhimbje  !

Faik Konica:

-falë zotit që kam vdekur, kurrë mos u çofsha!-

Gjergj Fishta:

-a thu edhe të vdekurit shohin ëndrra , nuk më besohet!Edhe të vdekur nuk më lanë rahat! Po pse me aq mallë ju këndova ?! Ah i mjeri unë ah ! Për çka shkova nga jeta me aq mallë per kete popull ?!

Naim Frashëri :

-ju të gjithë që qenkët shëndrruar në lisa , e që qenkat ba fusha fare ,e ende jeni n’dër lule,u shendrut ne hale ! Ah ju shqiptarët e gjatë…fushë ishit fare !

Avni Rrustemi:

-armatimi Kim Jong dhe i Putinit nuk më kishte dalur për të gjithë këta  trathëtarë. Veç mos u çofsha edhe një herë!

Lazgush Poradeci :

Eh që dikur  kam shkruar: “Do të vijë një kohë, kur do të vemë në dasmë e do të urojmë: Mos e pifshim këtë gotë, po të mos bashkohemi me Kosovën! Dhe do të vemë në vdekje dhe do të ngushëllojmë: Mos e pifshim këtë gotë në mos u bashkofshim me Kosovën…Do të vijë një kohë kur dollia do të fillojë me këto fjalë: Mos e pifshim këtë gotë në mos u bashkofshim me Kosovën.

Po ku bashkohen kta maskarenj?

Asdreni:

-edhe himnin e harrun a , avvva sa memorinë e dobët ky popull! Yazyk,yazyk ,yazyk !

Enver Hoxha :

-ju thojsha unë juve s’ka më mirë por nuk  më besuat ! Unë e drejtoj këtë popull dhe s’ka kush tjetër që di !

Ahmet Zogu:

-ani mu më keni gjetur e më thuani hajn ! Eeeeee eh s’keni pa ju çka është hajnija !

Zef Serembe:

-Jam njeri melankolik unë, nuk ma bënë goja t’ju shajë…por ore maskarenj nuk më durohet pa ju thane maskarenj!

Tito:

-nuk ka me shqiptarë,e vrasin njëri tjetrin ,ndërsa të  huajin nuk e trathëtojnë kurrë! I pashë vet me sytë e mi ! Besën e kanë besë edhe pikë !I dua këta budallenj !

De Rada :

-Mos u çofsha kurrë prej të vdekurve! Kurrë !

Çajupi :

-qe çka ndodhë kur e bënë 14 vjeçarin dhëndër , ku di fēmiu me rritë fëmi,nuk di të kujdeset as për pragun e shtëpisë vet ! Ah i mjeri  unë!

Sulltan Murati:

-me tespih i lashë, me tespih i gjeta. Yok, hair!Asla! Hiç milet ! Tullusum, tullusum popull!

Skënderbeu :

-Vallahi gabim paskëm qenë fare, në vend se me u knaq në Stambollin e bukur, çohem e i qes vehtes tanë at telashe !Edhe  unë kurrë mos u çofsha nga të vdekurit ! Dëshprim për shpatën time dhe flamurin ! Dëshprim !

Kur ndëgjoj çfarë ndodhë në programe televizive më vjen të kthej turkun përsëri dhe sundimet Otomane .

Kanë marrë gjithë kulturat sërbe dhe lakuriqohen pa pikë turpi, kurse një pjesë tjetër friksohet nga shamiat.

I mjeri unë i mjeri, që mes shamiave dhe zhveshjeve dhe sexit pa turp nuk ka mbetur asnjë mes!

Po as Sërb këtë nuk e përbijnë kaq lehtë.

 

Luigj Gurakuqi:

-më leni këtu në Bari , kurrë rreshnat atje mos mi sillni, edhe që e di që ndër mend nuk e keni pasë!

Ismail Bej Vlora:

-ma zverdhuan flamurin këta të pa besë ,flamurin tim ma të bukur në botë.

 Zana e maleve:

– o bobo , po unë more ju nema dhe dënova në gjumë  100 vjeçar, e jo të përjetshëm!

Carl Jung:

-nuk e di ç’farë të them për këtë popull.Zorë , zorë shumë të definohet.Më lypen nja 5 shekuj jetë me i ra në fije. Definition none!-

Victor Frankl:

– diçka ju shumë ma çoni mallin e jahudive, ama ju kërkund nuk ishit more vlla!

Larg, larg ende shumë larg….!

Nuk e dojnë vetvehten edhe pikë!

Me u çuditë Lakuriqi me këtë popull!

Evropa:

-Lereni të vijnë,jepni vizat sa më parë hiç nuk iu frigohemi,sepse i shëndrrojmë prej deleve në qingja mbrenda 24 orëve !

sa shpejtë i shëndrrojmë në njerz!

E ndërsa ne diaspora:

-ah medet që nuk jemi atje!-

 

 

Scroll to Top