Shekuj më parë na ishte një tokë fort e bukur. E kishte sjellë Zoti vet me dorën a vet. E stolisi me djelmë dhe varza të bukura . Ama njëra dallohej . Tepër e dashur e bukur puntore e pa fjalë. Ushqente Ulqinakët me ullinj, me voj. Sapuni nga duart e bukuroshes pastronte edhe moralin e më të paturpshmit në ato troje. Hija e bukurisë sajë freskonte zemrat, ngriste vullnetin e jetës, magjepste të gjithë ulqinakët. Por jo edhe vetëm. Të gjithë kishin dëgjuar për te. Të gjithë ia kishin lakminë. Qafa, Bashbylyky, Kruçi . Edhe ulliri Gjeranave , edhe ai i Kalasë stoike edhe Limanit ia kishin lakminë .
Por ama babai sajë ate e adhuronte. Mburrej me te aq shumë sa që edhe vendosi që edhe emrin t’ja japë Valdanos! Emër djali !Nuk mund edhe ta paramendojë ndryshe për veç si trashigim, mburrje, pavdekshmëri!
Bukurija Valdanosit shtohej ditë më ditë. Edhe ajo ra në dashuri me Ulqinakun dhe me Ulqinin.Lakmija ndaj sajë rritej. Babai sajë vendosi që ajo të martohet veç me Ulqinak dhe askend tjetër! Pikë!
Por lakmija e gjithë tjerëve nuk ndalej. Babai i shkretë dalë nga dalë nga bezdija e lakmitarëve vdiq. Vdiq me zemër të thyer. Vdiq me frigë. Fjala e ti e fundit ishte – veç ulqinak bija ime dhe askend tjetër-!
Dhe ja ,ndodhi ajo që nuk duhej. Një grup hajdutësh vendosi ta grabisin sepse nuk kishte rrugëdalje tjetër! Veç me grabitje sepse amanati babës nuk shkelet . Ullishta e bukur Valdanos, dita ditës rezistonte ! Po ama me hajdutë ku luftohet !? Të vjen në tokën tënde të grabit, ta ndalon zërin ! Ashtu ndodhë me hajdutë !
Dhe ja i vjen një ditë ,një ditë e tmerrshme !
E grabisin të mjerën!
Valët e detit u tërbuan, dielli iku u msheh atë ditë dhe hana refuzonte atë natë me qitë dritën e sajë! Yjet qanin! Veç shiu dhe era të acaruar aq shumë nuk pranonin asesi këtë grabitje ! Jo ! Do të fundosim çdo grabitqar, do të derdhim lot dhe era do të çojë fjalën tonë deri ke vet krijuesi sajë!
Por e shkreta ullishtë ra nën kthetrat e hajdutëve. Ditë, javë,vite. Venitej nga mërzija . Dielli, hana dhe yjet e ledhatonin çdo ditë dhe çdo natë . Valët e detit herë të qeta e herë të acaruara e mbronin nga gjitha anët me premtimet se amaneti babës një ditë vjen në vendin e vet. Do të bje në dorë të Ulqinakut ashtu si desht babai sajë!
Ajo plakej, venitej. Qante në heshtje !
-Mirë – i tha një ditë hajdutëve ,-tani që jam në dorën tuaj ju lutem , kam veç një dëshirë-!
-Ju lutem nuk dua askush të marrë fotografitë e mija ! Nuk dua t’më fotografojnë kurrsesi .
Jam venitë fare, bukurija ime mbaroi. Nuk dua t’i trishtoj ata që më deshtën aq shumë . Kam turp tash nga vehtja.
Por ama dua veç piktorin t’ma çoni pranë çdo ditë edhe poetin .
-Piktori e din se si t’ma kthen sharmin, ndërsa poeti e din si t’ma qanë hallin !
Valët e detit nuk mund t’i ndaloni që ata t’ma ushqejnë zemrën time të thyer .
Kaq e kam ! Kjo është dëshirë e ime.
Dhe ashtu u vendos !
Ndalohet fotografija rreptësisht!!!
Fotografija tregon të vërtetën .
E vërteta duhet të mbes fshehtësi ashtu si çdo herë që ndodhë në histori !
Ishte dëshira e sajë !
Dhe ashtu piktori ia nisi dhe kurrë nuk u ndalë. Pikturonte natën, në mëngjez, në ditë me vapë , ditë me shtërgatë . Ai…ai e din të pikturoj edhe nga mendja edhe nga zemra . Ai i tmerruar shkonte dhe kthehej në gurin e ashpër dhe pikturonte ! Nuk ndalet edhe sot,herë me ngjyrë të gjelbërt , herë si të verdhë e herë si të venitur fare ,e paraqet në pëlhurën e grisur e herë në shkëmbin e rrahur nga koha, nga padrejtësite !Herë me brushën e re e herë me brushë të vjetër.
Ndërsa poeti …. eh poetin s’ka kush e ndalë të shkruaj. Për bukurinë, për hallet për veremin që po e shkatrron ngadalë në shpirt ! Ai shkruante në ajr, në qiell, mbi valët e detit . Kudo , por nuk ndalet ! Edhe pse era i merrte fjalët, ai nuk kishte të ndalur! Jo jo sepse nuk bënë !
Deri sa dikujtë t’ia shkatrron daullen e veshit nuk ka të ndalur.
Deri sa poeti shkruan dielli, hana ,yjet dhe deti …. edhe sot nuk po ndalen t’ia kthejnë bukurinë!
Poeti shkruan bukurija shtohet e rritet.
Era dhe shiu sa herë acarohen prap zbuten , prap kthehen me vrull dhe hidhërim.
Sepse premtimet janë si tehu thikës.
Ai që asnjëherë nuk ndalet është shkrimtari !
Ai shkruan! Çdo ditë, çdo muaj! Shpreson. Sa rriten shpresat edhe humbin. Por ai nuk ndalet ! Gjeneratat mund ta dijnë t’vërtetën veç kur lexojnë të kaluarën , për ndryshe si mund ta dijnë ? .Amaneti, amanet !
Lotët e bukuroshes hyjnore rëndojnë!Borxh ia kemi atyre lot !
Heret apo vonë ato lot do të bien në krahun e Ulqinakut ! Ashtu bile në çdo legjendë thuhet ,që amaneti nuk shkelet !
Me shpresa që Valdanosi një ditë t’i kthehet ulqinakut …..ati që i takon.