U zgjova heret sot. Thashë me vehte , sa mirë .Çdo ditë është bekim nga Zoti.
Është 9 marsi .Ditë si çdo ditë tjetër. Dje nuk dola . Hajtë thashë , dal nesër! A ka gajle me dalë nesër ? Edhe pse është 9 marsi ? A ka lidhje ? Ose dal masnesër . Dal gjithsesi ! Por pak më erdh inati! Si mos me dalë me 8 Mars. Të gjithë kanë dalë e unë me ndej në shtëpi ?! Hajt prap u pajtova me fatin. Paska qenë shkru mos me dalë mramë. Dalë nesër edhe pikë fola me vehten .
Dal me shoqet e mija. Pi nji kafe. Edhe ashtu deshta t’i iki çdo euforie !
Xenit,Danit,Shyretes Labit , Sinanit Medës….. internetit, Facebook, Vyberit .Por jooooooooo!E pamundur !
Deshta edhe një herë të ju uroj të gjitha grave që iu kthyen rutinës jetës pas ditës djeshme 8 marsit.A ka gajle ? A ka gajle t’ju uroj edhe 9 Marsin ? Të përkujtoj vehten thashë! Që çdo ditë të jetë e bukur, e mirë.
Pse jo ?
A kalut mirë dje?
A u knaqët?
A fituat lule, dhurata, përqafime?
A ju lazdruan ?
Edhe ….a pranuat që kjo të ndodhë veç me 8 mars dhe aty këtu edhe ndonjë ditë tjetër ku super falemenderuese fluturoni nga gëzimi që të stërknaqura me muzikën e Medës sillu sillu rrumbullak dhe në euforinë e asaj muzike i treguat shoqeve dhe botës që nuk keni frigë aspak! Në atë valle të dervishave që ju shtjen në trans dhe e bindni shoqen majtas edhe at djathtas dhe në fund edhe vehten që jeni të stërknaqura .Po mendoj, nuk keni frigë nga punët e shtëpisë dhe obligimeve 364 ditë të plota! Po po! Nuk ka dhunë, nuk ka punë shtëpije, nuk ka pite e fli që ju frigson!
Një lugë mjaltë në qypin e helmit !
Jo jo e pa pranueshme! Veç një lugë mjaltë nuk mjafton.
Mbusheni at qyp plot me mjaltë !
Po ju uroj që çdo ditë të keni 8 mars , çdo ditë të kaloni bukur, çdo ditë të keni dashurinë dhe respektin e duhur.
Sot 9 marsi, nesër 10, 11….Vjen prilli.Vjen maji !
Dhe vitet me radhë.
Urime çdo ditë . Urime për çdo ditë që dalim në punë,kthehemi pregadisim drekën, lajmë entë , pluhrat, pazarin, fëmijët ? Pa u ndalë prej mjesit deri sa kapakët e syrit na mbyllen pa dashjen tonë?!
Bijmë në gjumë dhe nuk ka pjesë e trupit që nuk na dhemb.
A thua ku kishte qenë fundi jonë që veç për 8 mars t’i kryejm obligimet tona, dhe 364 të festonim?
Paramendoni veç ! Ku kishte qenë fundi jonë? Të kunderten pra !Një ditë punë 364 festë ! Dreqi na kishte hanger,fara na kishte tret .
Mos u mashtroni me kaq . Nuk ju ben hallall Harriet Tubman ,Rose Luxembourg,Rosa Parks dhe qindra tjera …
Partia Socialiste Amerikane në fror te vitit1909 dhe ajo e Bashkimit Sovjetik me 8 Mars nuk u pajtuan që ne të pajtohemi me kaq .
Theresa Serber Malkiel edukatorja ruso amerikane kaloi gjithë jetên dhe edukoi gratë .Për fat të keq ajo nuk e njihte as Medën as Shyreten, as Sinanin por ajo sikur me ia ndi zemra që shumica janë të sterknaqura me nje ditë transi dhe një tubë lule nuk u ndal me edukimin e graus per te drejtat puntore ,mundin dhe sakrificat e tyre .
Nëse askush së paku një herë në ditë nuk ju thotë , faleminderit, të lumshin duartë, sa e mirë je atêherë uluni para pasqyrës e thoni vetvehtes.
Më lumshin duart, faleminderit që egzistoj,jam shtylla njerzimit e lumja unë që kam familjen. E lumja unë që mund të kontriboj në çdo fushë për njerzimin.
Thuaji vehtes çdo ditë është 8 mars, dita ime . Jam me vlerë !
Sot me 9, me 10, me 11…. çdo ditë, çdo vit,çdo epokë !
Urime më qoftë çdo ditë!
Hiqni perparsen për disa orë , për disa çaste .Pluhuri,qepa,vaji ,varikina ju hane xhigericën ,ju kalb trunin ,ju shkatrron shendetin .Absolutisht janë të demshme për shëndet !
Mos i preferoni më shumë se kafen me miq .Paçavra definitivisht ju plakë ju merr ymrin dhe nuk ju kerkon hallallykun kurrë !
Merrni telefonin dhe thirni shoqen e dashur, motrën, nanën . Delni pini një kafe shpejtë e shpejtë në kafeterinë që e keni më së afërmi.
Uroni vehten nëse të tjerët harrojnë ! Mos pritni edhe një vit! A ban pra? A është e mundur ?
A mundem edhe nesër , a mundem edhe ditëve tjera t’ju uroj shendet, lumturi, ditë pa lot në sy , pa erë qepe, pa erë varikine ,pa erë vaji të ferguar, ditë me lule, ditë me shoqe.
Le ta bajmë 8 mars çdo ditë se jeta është e shpejtë si lumi, e rëndë si shkëmbi , e bukur si dita me diell dhe le të vallzojmë pra edhe pa muzikë, pa 8 mars , pa arsye !
Kryesore të vallzojmë vallen e jetës ! Nëse jeta luan me ne ,le të luajmë edhe ne me jetën.
Pse jo ?!
Sot, nesër, çdo ditë…. mbusheni at qyp me mjaltë sepse veç me një lugë mjaltë ai qyp e ka shijen e hidhur !
Një kafe, një kafe me miken i jep shijen qypit!
Unë nuk jam si hoxha që thotë “ ban çka tham unë e mos ban çka baj unë!”
Unë them ,del me pi kafe me miken, kushrinën , motrën! Edhe ashtu veproj!
Një kafe më ka shpëtu qypin tim nga helmi! Me zorë i kam shtu lugët e mjaltit ati qypit te jetes time!
Një muhabet i shëndoshtë ndihmon shumë. Më besoni! Mos lashtë Zoti kend pa miq e familje. Në vendin e punës ku punoj takoj çdo ditë njerz të moshuar që janë aq të vetmuar sa që vijnë gjysëm ore para kohë takimit veç me ba pak muhabet. Kanë punuar gjithë jetën, i kanë arritë gjithë sukseset dhe karierat por nuk kanë pasë kohë për miq dhe familjen . Janë aq të vetmuar sa më dhemb shpirti! kur i shoh.
Mua më ka ndihmuar shumë. Nuk e pres 8 Marsin për një natë euforije ! Mos e pritni as ju! Kafja me njerëzit e dashur është antiderpesanti më i mirë .
Një natë transi me Meden Shyhreten , Sinanin ju lajnë në trans 354 ditë deri sa kafja ju mban zgjutë çdo ditë dhe ju përkujton që çdo ditë duhet t’ i ndani disa orë veç për vehten dhe vetvehtenen e juaj !Mos bini në trans një natë ,rrini zgjuar çdo ditë ! Ju bëftë mirë kafja .Është simboli kohës tuaj .
Have a “me time and only me time .”
It was not…a woman’s fancy that drove them to it, but an eruption of a long-smolering volcano, an overflow of suffering, abuse and exhaustion.
Theresa S. Malkiel,