Bölüm bollyk vuajtje

Mos u habit! Gjithmonë shko edhe ti me shumicën ! Mirë apo keq nuk ka lidhje, kryesore edhe ti me shumicën !Me tufën !

Bukur pra pse jo ! Edhe ashtu kam dëshirë të kuptoj çdo kend , dhe  vendosa më në fund!

Po po, u dorzova ! Vuajtjeve të qindra grave të Ballkanit me vullnetin tim, hiç pa më shti kush me dhunë iu bashkangjita pak para Vitit të ri edhe unë  .I kisha disa javë pushim dhe thashë miku njihet në ditë të vështira. Pra nëse vërtet mendon që shumë mike të mija po kalojnë një tmerr të pa nevojshëm, mirë kishte qenë t’i shoqroj. Fundi fundit me ia ditë hallin dhe kurrë më nuk i paragjykoj ! Dhe vërtet ashtu ndodhi ! E nisa me “Kurt Seyit ve Şura”

Një tregim , një sagë dashurie,vuajtjesh, aspiratash, trathëtie, mburrje arrogante, durimi. E shkruar nga vet mbesa e Lutenant Sayet, Nermin Bezmen nga një ekonomiste e diplomuar që ndërron profesionin , merr pendën dhe vitin 1992 me këtë vepër bëhet shkrimtare e famshme me librin më të shitur në Turqi.

Rrëfimet vijnë nga vet Murka apo Myrveti gruaja e Lutenant Sayet dhe nga motra e Sura dashurisë të parë dhe të fundit të Sayet,e cila kthehet në Rusi pas shumë e shumë vuajtjesh. Një tregim rënqethës , i bukur, tragjik. Fati i Sura nuk dihet se ku përfundon në Amerikë ose diku tjetër, por shkrimtarja pas shumë përpjekjeve arrinë ta gjen motrën e sajë .Çdo të marte takohet me motrën e Surës Valentina dhe merr gjithë historinë e një dashurije të dhimbshme .

E bazuar në një ngjarje të vërtetë gjatë luftës parë botrore dhe Revolucionit rus, dy  të rinj janë të detyruar të lajnë familjen dhe  çdo gjë pas dhe ikin në Istanbul.

Udhëtimi i Kurt Seyit Eminof lutenantit turk nga Krimeja dhe Sures bukuroshe ,vajzës   e cila vjen nga një familje fisnike ruse , tregon jetën e tyre nga ditët e madhështisë në Petrograd, nga fronti i luftës në Karpate , trazirat dhe revulucioni, në Alushta dhe Pera të Turqisë vitet 1920 deri ke ndarja e tyre e dhimbshme .Rivaliteti i Petro me Sayet  i shkatrron jetën dhe tejkalon çdo kufi njerzor!

Vendosa pa hiç dyshim ta përcjell një serial që tashma ishte në Netflix.

Gjatë shikimit të këti seriali më kujtohej filmi Dr Zhivago të Boris Pasternak.Njësoj por fare ndryshe !Dr Zhivago në varijantën turke ! E keni para syshë tash !

Thashë me vehte, perfekt! Si adhuruese e filmit të mirë, dhe sidomos atyre të bazuara në ngjarje të vërtetë mendova që zbulova gjithë botën e filmit. Episodë mbas episode dhe ka pasë net që kam shiku deri në mëngjezin e hershëm ! Një ushkur i pa spjegueshëm me serialin. Një shkoqje nga e gjithë bota. Një dembeli për t’u kyçur diku tjetër. Një harresë totale. Një frigë që kurrë më nuk do t’më pëlqen seriali kanadez “Anne with an e “ që kisha nisë me shiku disa ditë më parë dhe më pëlqeu pa masë! Një frigë që kurrë më nuk do të shikoj filmat e preferuar që i kam shikuar gjithë jetën!

Seriali që zgjat shumë  epizoda e shikova veç mbrenda 5-6 ditësh ! Veç u helmova !

Wow mendova. Sa po vuajshin shoqet e mija!

Lypa në Netflix me orë të tëra serial tjetër Turk.

Bingo ! E gjeta ! Çalikušu(Trumcaku ) !

Sa u gëzova . Një tjetër serial  nga vepra e poetit Turk Reshat Nuri Güntekin e shkruar vitin 1922 .

Feridja një fëmi që mbetet jetime shumë e re dhe vendoset në liceun françez ku pushimet verore i kalon ke tezja vet. E çuditshme shumë që në disa shtete islamike martesa lejohet me kusheririn e parë. Feride dashurohet me djalin e tezes Kamran.Eh ku me ia nisë!

Nisë dashuria , nisin intrigat. Taman nisin me u përqaf, ndalen. Asesi nuk ndodhë.Çuditërisht një përqafim është shumë më i ndaluar se sa gjithë ato intriga që ndodhin gjatë një seriali. Imagjinata të pa para.

Sa hallet, sa intrigat , sa dashuri të dështuara. Del Feride ke varri prindërve , flet me za  për dashurinë me Kamran , flet për ditët e vetmisë.

Del fytyra Kamranit , flet të njëjtat halle. Çuditërisht flet të njëjtat fjalë si Feride.

Del Feridja prap. Pastaj dalin fytyrat e pridërve të vdekur. Qajnë , herë njeri herë tjetri .Përsëritet ajo scenë nja 50 herë. Kthehet seriali para e mbrapa, kthehet prap! Veç vajtojnë.Sytë skuqen, lot nuk shterren.Shikuesi qanë po ashtu. Ah coptohet zemra !

-Ferideeee !

– Kamraaaan!

– Ferideeee !Sevgilim !

-Kamraaaaan!

Përsêritet, përsëritet emni, scena, muzika. Kënga që ta këput shpirtin. Lot,lot patjetër!

Muzika ah sa e dhimshme!

-Aneeeee !

Del Ane ( nana ) qanë gjithë kohën ! Merre me mend artistja e shkretë e cila luan rolin e Anes ( nanës) ! Qanë prej epizodës parê e deri epizodën e fundit.Nuk ndalet 76 epizoda vaji sajë. Sa siklet e shkreta , nuk i teren sytë. Yok! Hiç ! Vaj, vaj dhe veç tragjedi!

Del baba, heroi i gjithë serialit. I pa tundur, i pa luhatshëm me çdo sakrificë të mundshme!Një burrë i vërtetë!

Martohet baba me dashnoren e djalit e cila mbetet shtatzënë veç që e dashura tjetër Feridea, mos të kuptoj që ajo është shtatzëne. Aneee nuk e din arsyen pse burri sajë martohet me dashnoren e djalit. Ndahet Ane prej Baba mbas 40 vjet martesë. Kur e kupton arsyen Ane martohet prap me Babaaa! Ah lamsh o lamsh !Pshtjellohen ato ngjarje, pshjellohen.Lamsh i pa fije! Naivitet i pa krahasuar! Poetit dhe shkrimtarit me këtë serial i bëhet një padrejtësi e madhe. Shyqyr që nuk është gjallë dhe nuk e sheh vet këtë lamsh që as vet nuk e kishte kuptuar .

Unaza që don të vehet në gishtin e t’fejuarës mbahen në xhep. Nxirret, prap hyn në xhep. Po fejohet , s’po fejohet! Del ajo unazë zoti e di sa herë. Në fund përfundon diku në një gropë. Ose i shkreti dikur e kupton dhe e gjuan në urën e Bosforit! Medet! Asnjë dashuri nuk përfundon si duhet!

Javash javašça suret !

Zakonisht gjithmonë dikush ndëgjon mbas dere, dhe për me u kompliku ngjarja edhe më shumë e dëgjon fjalën e fundit e jo gjithë bisedën . Aty pshtjellohet fare. S’kanë fund tragjeditë, s’kanë fund pshtjellimet. Triler mbas trileri. Një ngjarje me një temë aq të bukur e mbrapshtojnë e bëjnë aq tragjikisht qesharake. Një serial që kishte qenë i bukur sikur ti kishte veç 10 epizoda, çohet turku e i bënë 100 , 200, 300 .I pshtjellon aq shumë që se merr vesht qeni t’zotin. Bollëk hesapi! Kush lodhet për kvalitet. Kryesore me ia lidhë grave ushkurin ! Me ia vu perden syve! Me ia blloku trurin !

Allah, allah !

Se di , se di veç vërtet ai popull ishte në vuajtje kolektive ! E pashë vet me sytë e mi ! Corpus delicti . Pra kurrën e kurrës mos thoni kurrë! Asla !

Nuk është edhe aq keq  të vuajsh kolektivisht . I harron gjithë problemet.

Harron sa e ka rrogën ministri, harron se ç’ është ministrija kulturës, harron që u ndalë uji në pikë të ditës, harron që rrugët e qyteteve janë të mbushura plot me fëmijët që shesin duhan dhe shkrepse  ose aty këtu disa lule. Harron ta pyesësh burrin se a ka ndër mend me dalë   diku në ndonjë çfaqje apo event kulturol së bashku me ty .Harron ta lexosh një libër të bukur,një shetitje pranë lumit apo parkut .Harron t’i krehësh flokët dhe ta lashë fytyrën! Harron sa e bukur është jeta një hap më larg pragut shtëpisë !

Po po i harron të gjitha sepse kryesore është se ç’farë do të ndodhë në serialin e ardhshëm.

E pashë , e pashë pra vet me sytë e mi ! Harrova çdo mendim që pata. Harrova me dalë nga dera shtëpisë!  Euuu thashë he Turk, a nuk të dolën gjithë ato shekuj. A është kjo forma më e re e një kthimi në Ballkan ? A përsëri po na e kthen perden syve? Me vullnetin tonë po hapim ekranet dhe po të ftojmë si musafir të preferuar . Turqia ka aq shumë për të ofruar një të huaji,një shtet me një bukuri , kulturë , natyrë të rrallë.Në vend që të mësojmë më shumë për kulturën ushqimin, bukuritë, arqitekturën  ne po zgjedhim antikulturën dhe kiçin e juaj !

Mileti ,milet hesapi ! Pranon çka i ofrojnë! Ka edhe më keq!

Evet , evet !

Allahem kurtar benim miletimi bu Turk dizilendiren!

Lütfen !Durdurmak !

Scroll to Top