Novela preferuar vet jeta

Çohem në mëngjez dhe gjithë çka shoh është një ditë me diell , familja ime për rreth , porosi dhe urimet nga të gjithë ju , Snickers me sytë e ti si rrush i ulur afër meje dhe tres leches që kishte mbaruar Diellza. Thashë ku ka më mirë!?

Sot jam unë  pronarja e gjithë urimeve që i lexoj një nga një .Ju faleminderit shumë për kohën e juaj, për kujdesin.Asnjë dhuratë nuk peshon më rëndë se sa një urim.
Kthehem vite më parë dhe shoh një rrugë aq të gjatë, aq me dredha, me teposhtëza dhe tenaltza. Një rrugë prej një fëmiu dhe vajze të brishtë dhe tepër të ndieshme në një grua , nanë dhe shoqe që u forcua deri në at masë që më duket se jam shkëputur fare nga vetvehtja e viteve të rinisë.Dhe prap me duket që i gjithë ky rrugëtim kaloi veç për  një ditë dhe prap jam ajo që isha gjithmonë. E çuditshme është jeta. Nuk spjegohet , nuk ka rregulla , është filozofi në vehte!
Çdo lartësi dhe mendjemadhësi më ka hedhur për tokë  dhe më ka  bërë më njeri.Çdo teposhtzë me modesti më ka ngritë shumë lartë. Më ka ngritë moralin edhe më shumë sidomos  çdo përbuzje kohën kur  arritëm si refugjatë vitin 92.Por prap këti shteti i përulem me respektin më të madh.Na i hapi dyert kur nga e gjithë jeta morrëm veç dy valixhe dhe u nisëm në të panjohurën.Perëndim apo lindje ?Veri dhe jug nuk egzistonin.Kompasi ishte thyer për ne . Rrugën kësaj  herë  na e caktonte fati .Nuk kishim kohë për kalkulime të emocioneve !
Më kujtohet sa patëm ardhë në Londër Viti 1992,nisa punën në një hotel si pastruse. Më dukej që bota më kishte rënë kresë.Mentaliteti ynë ballkanik ende qëndronte në egon tim.Ai botëkuptimi primitiv dhe  klasik  që  nuk punohet  çdo llojë pune.

Rastësisht një ditë e takoj një  turist  nga Shipëria dhe më thotë sa paskëm pasë fat që paskëm gjetë një punë të mirë me një rrogë të lartë në një zonë të mirë të Londrës. Mua veç  pika nuk më ra nga ai mendim i tijë! Uh thashë me vehte se kokën e gjeniut ma paske. Se ç’farë  na paske zbuluar o mik !Ia lëshova mrolat aq shumë sa për një çast ai heshti.
-Por ç’farë fati more vëlla i thashë “ kemi lanë gjithë të mirat e ti më sheh sot këtu e më thua që paskëm pasë fat .
Ai mi tregoi hallet e jetës se tijë prej ditës që kishte çel sytë.Vërtetë….e pashë  sa shumë shkurtpamës jemi.Sa injorantë dhe arrogantë !
Më vonë e kuptova sa e privilegjuar kisha qenë. Sa fëmijërinë dhe rininë e bukur e kisha pasë.Sa e kufizuar paskëm qenë në komoditetin tim , që kurrë nuk kisha menduar që për dikend ajo punë dhe ajo rrogë ishte një fat i madh. Më shtini të mendoj që sa shpejtë jeta merr kahje tjetër. Sa shpejtë jeta t’i ndërron gjykimet .Sa shpejtë ndrron vallen dhe merr  ritmin e defit! Pastrimin nuk ma ka dashtë zemra kurrë dhe asgjë nuk mësova ato muaj që punova aty në at hotel, por aty e morra një leksion të përjetshëm që asnjë  profesioni nuk më bënë më kurrë në jetë ta çmoj apo ta përbuzi një njeri më pak apo më shumë.
Kam pasë shumë ditë të bukura në jetë. Kam pasë shumë ditë të vështira. Kam pasë dhimbje që i kam nda me tjerët. Kam pasë dhimbje që as nuk kam mujtë me i nda me askend.Sigurisht që ato që i kam ndare kanë qenë më  lehte të tejkalohen. Englezët thojnë “problem shared , problem halvet (problemi i ndare me dikend,problemi pergjysmuar).”
Kam pasë familjen dhe shoqërinë që më kanë përkrah. Kam pasë familjen dhe shoqërinë që nuk i ka ra ndër mend për mua.Të gjithëve i falemenderohem. Edhe atyre që nuk i ka rënë ndër mend për mua i kam kuptuar. Ndoshta edhe ata kanë kaluar faza të njëjta në jetë sikur unë.
Ka pasë net që kur kam rënë në  gjumë kam pasur frigë të zgjohem nga gjumi.Kam shtërnguar sytë aq fort që mos të lejoj lotët.

Të gjitha kalohen. Vjen ditë e re.
Kam   lexuar gjithë kohën.  Leximet e shumë librave për mua kane qenë shërimi shpirtit.Por edhe kam mbajte një fletore kujtimesh.Gjithmonë.
Një ditar i jetës tonë , duhet të jetë libri i preferuar i çdo njeriu ,ashu e pata bind vehten.Sa herë që çilet ai ditar , një dritare e rrugëve të jetës çilet me faqet e fletores .
Guximi i të shprehurit vërtetë është një derë ku mundesh me trokitë çdo kohë  dhe çdo situatë !

Më kujtohen Viti 99 kur ne tash ma refugjatë të vjetër shkuam në Chester Runcorn si perkthyes për refugjatë të porsa ardhur nga kampet e Maqedonisë. Pritja e tyre në aeroportin e Manchester ishte diçka që nuk shlyhet nga memorija.Vështirë që mund t’i kuptoni ato ndjenja. Po po veç në letër mund të shprehen. Edhe aty kuptova që kisha pasë fat që dola nga Sarajeva veç dy ditë para lufte. Dhe pyeta vehten përse e gjithë ajo nostalgji për vendin që nuk e din që kam ikë bile.Nuk e vërejti kurrë mungesën time dhe shumë nesh që ikëm.

Kuptova shumë nga jeta nga vitet dhe mosha,nga rastet. Njoftova njerëz nga gjithë bota, ngjyra dhe raca të ndryshme.
Si njeri që religjionin tim e kam zotin dhe asgjë tjetër, i jam lutur ati çdo kund dhe çdo hap. Ka pasë raste ku në mes të rrugës kam çu duartë lart dhe i jam lutur Zotit për familjen time për gjithë fëmijët e botës. Nuk kam shikuar a ka afër ndonje xhami që të prisja të falem. Jam lutur dhe jam falë në mes të rrugës, në mes të ditës, në autobus, kudo! Edhe jo veç për vehten. Kam ra për tokë dhe jam çu sa herë. Më së shumti i falem Zotit gjithmonë për vullnetin dhe shpresën.Pa dëshirën e ti as duartë nuk mund t’i ngrehim lartë për lutje, për dua . Sa herë që e kam pasë vështirë gjithmonë kam qenë me Zotin, me familjen me miqtë e mi që kurrë nuk më kanë munguar gjithë jetën. Gjithmonë ju jam mirënjohëse !
U gëzofshim në jetë së bashku! Gjithmonë! Së bashku pra , sepse as gëzimi nuk është gëzim kur nuk ke me kend ta ndashë !
Faleminderit , Zoti ju bekoftë!

Scroll to Top