Nuk dua të vdes në tokën time,
E mbushur jam mllef , e mbushur dëshprime!
As këtu nuk dua të vdes në tokë të huaj,
E di ti o toka ime për ty sa shumë vuaj !
Na trazuan nga foleja dhe me ik na u desht,
Një fole tjetër ndërtuam tesh sa vite me rresht!
Nuk dua të vdes atje,
As këtu të vdes nuk dua,
Larg të kam ty o atdhe, T’ftoftë tokën e huaj që s’më don mua !
Të vdes nuk dua se kam vdek ka herë,
T’jetosh e vdekur nuk ka ma tmerr!
Të vdes nuk dua se ngadalë u fika,
E vdekur jam, prej ditës që ika !
Të lindi edhe një herë sa kam dëshirë,
Të zgjedh ku me lind aspak se kam vështirë!
Aty ku të lashë aty të kisha gjetë,
Të iki nga ti ,jo kurrë ma për jetë!
T’jetoj e vdekur deri sa jam gjallë,
Për pak jetë të lumtur më ka rënë mallë!
T’jetoj nuk dua, as nuk dua të vdes,
Aty ku të lashë aty gjithmone të pres !
Ëndrrat n’gjysë na mbetën,
Mua dhe familjes time,
Lamë atë tokë të shkretën,
Të nemur plot mallkime !
Londër , 1997