Cilës t’i marrë erë

Më thotë   lule dielli , unë jam drita e botës,

Ia kthen drandofili , ti je zemra e motrës !

Çon kokën karanfili, eni ke vllau juaj,

Kohën të shkurtë e kemi, veç ca ditë e muaj !

Vjollca nisë e qesh, dhe era sajë t’ shëron,

Manushaqja e kuqe , me krenari vështron !

Unë ma e bukura jam, thotë Wisteria,

Qendisi gjithë botën, me bukuritë e mija!

Jam madhështore, dhuratë nga Perëndija,

Mahniten kalimtarët  , rrugë dhe shtëpija !

Hec shporru ti, dëgjohet zëri tulipanit,

Bukurija ime mbrrinë  në tokën e Japanit !

Lulet e qershisë hiç nuk ma kalojnë,

Megjepsi udhëtarin dhe kohrat që lundrojnë!

Po mua jargavanin pse po më harroni,

Më kot e keni ju ,pa mua dot s’jetoni !

Zymbyli nisë e qesh ,pak  me ironi,

Jam lule konaku , jam lule për mbretëri !

Çohen lulet tjera, me qindra nëpër botë,

Unë jam më e bukura dhe mos folni kot !

Jam zambaku i bukur, zambaku i Prizrenit

Më merr erë gjithë bota jam zotëriu vendit!

Jam lule ullishte vi nga Ulqini lashtë,

Jam  unike e rrallë të gjithë gjithmonë m’kanë dashtë!

Ndaluni ndaluni të gjitha,bukuroshet e mija,

Ju kam shpirt e zemër, dhuratë nga Perëndija !

Botën pa ju, nuk e shoh të mirë,

Cilën nga ju ta zgjedh , shumë e kam vështirë!

Prandaj edhe vet Zoti, çdo muaj ju ndërron,

Që ju mos të hidhëroheni se gjithave ju don !

Pa ju nuk jetohet s’ka kuptim mbretërija,

Jeni t’ bukura s’ bashku, ju vadis me lot e mija!

Sot me lot gëzimi, të falem nderit  Perendi

Cila është më e bukura unë as vet se di !

Ik magnolia sa shpejtë vjen wisteria

Sa ma rritni ymrin ju bukuroshet e mija.

Scroll to Top