Ç’farë na bënë njeri ?
Një parë tesha të bukura? Një xhep i mbushur me të holla ? Një doplomë e mjekut, avokatit apo inxhinierit ? Një shtëpi e madhe me pishinë ? Apo një Ferrari ? Ndoshta edhe vetëm një fjalë e bukur ?
Jo , jo asnjera! Asnjë gjë nuk na bënë më njeri se sa sakrifica jonë, për njeriun kur ka nevojë! Ndihma kur të vjen në ditën më të vështirë është dita kur truni njeriut kupton se ç’farë është jeta dhe çdo gjë për rreth sajë ! Ditën që je keq, at njeri që ta shtrinë dorën nuk e harron kurrë e për jetë!Ajo ndihmë mund të jetë në forma të ndryshme. Fizike, monetare, materiale, emocionale , donacione gjaku deri te donacionet e organeve të trupit tonë .Ndihmat janë individuale, kolektive, të ornanizuara nga shteti , apo iternacionale.
British Red Cross është një ndër organizatat e para në botë e formuar vitin 1870 me një rrjetë që regjistron 32.500 vullnetar dhe 3.500 punëtor .Në zemër dhe thelb të punës ndihmon njerëzimin në kriza në Britani dhe gjithë botën. Ndihmon pa dallim feje, race, religjioni.Formohet 7 vite pas lëvizjes internacionale të Zvicrës .Gjatë luftës parë dhe dytë botrore mjerimi dhe varfërija kaplon gjithë botën. Nevojat pë ndihma rriten. Rritet numri organizatave humanitare .
Janë qindra e qindra thënije që sa herë i kemi ndëgjuar në të gjitha shtetet dhe gjuhë të ndryshme. Psh . thuhet- që dora e majtë nuk duhet ta dijë sa falë dora e djathtë .
-Njerëzit më të lumtur janë jo ata që marrin shumë por ata që japin shumë.
Anne Frank në ditarin e sajë thotë: – no one has ever become poor by giving ( askush që ka dhuru, asnjë herë nuk u fikë ).
Feja Islame, Kristianizmi Hindu dhe secili religjion na mëson se sa është mirë dhe obligim ndihma e njeriut për njeriun.
Por vërtetë a japin sa duhet ? Vërtetë ,sa mundemi me thanë që jemi njerëz të mirë ? A ndihmojmë sa duhet ?
Sigurisht qe jo .Jo jo bile as afër nuk jemi !
Zoti na falë dashurinë ndaj fëmijëve tonë dhe ajo dashuri është e pakrahasueshme me asnjë dashuri tjetër. Dhe pastaj vjen ajo dashuria dorës dytë ndaj familjes,ndaj njeriut të jetës, motrës, vëllaut, nipave mbesave, mikut dhe mikes. Pastaj ndaj kafshëve , objekteve ,parave,dhe të mirave materiale. Kaq e kemi. Zemrën si muskulin më të madh që e kemi, nuk mund ta ngarkojmë më tepër! Të njëjtin instikt e ka edhe kafsha. E don dhe e mbron fëmiun e vet por për mbijetesë sulmon dhe han kafshën tjetër. Edhe lulja së pari lëshon hijen rreth rrënjëve të veta. Pra së pari dojmë instiktivitisht.Lidhjen e gjakut, lidhjen e parasë nga friga se mos mbesim në rrugë,lidhjen ndaj objekteve,shtëpijave,banesave,orëve të shtrejta ,fustanave,mobiljeve,makinave e ku ta di sa e sa tjera pasione që i kemi.
Lidhjen nga egoizmi ,apo edhe më ekstrem shkojmë në atë racist kur së pari mendojmë në rend të parë duhet t’i ndihmojmë familjes, më vonë i ndihmojmë dikuj nga qyteti ku kemi lind, pastaj shqiptarit , e më vonë për tjerët le të kujdesen kush të dojë !
Pra nëse të njëjtën kohë e shoh një apel për një fëmi ose të ri nga Afrika,dhe një fëmi nga trojet tona,unë automatikisht zgjedh t’i ndihmojmë at nga trojet e mija. Dhe sa herê më shtjen në një dilemë. Sa njeri mund t’i them unë vehtes,momentin që vendosi hiç pa dyshim !
Por sikur Zoti t’na kishte falë një dashuri ndryshe . Një dashuri universale. Një dashuri për të gjithë. Një ndjenjë mëshire dhe mirkuptimi edhe për fëmiun e huaj .Një dashuri kur nuk kam dyshim se kuj t’i ndihmoj më së pari momentin kur e kam mundesinë.Pra kërkoj një botë tjetër.Një botë ndryshe .
Por pastaj e pyes Zotin se kush jam unë të bie në dilemë me ty Perendi,kush jam unë ty bëjë një pyetje të tillë, kur shumë mirë e di që çdo ditë ne jemi nxënsit e tu dhe çdo orë kemi një test dhe provim. Na fal Perendi, të gjithë mbesim të pa diplomuar dhe fajtor pranë teje dhe fëmijëve të botës! Sa do që na dhimben pasi shikojmë një lajm të tmerrshëm apo një informatë për një fëmi të lënduar, sëmuar, apo të uritur, mbyllim televizorin apo internetin veç me një ehhh dhe vazhdojmë jetën. Dhe çdo ditë ,çdo minut rrëzohemi nga ai provim pa bërë asnjë hap.Bijmë nga provimi deri sa e provojmë në lëkurën tonë !Koritemi,bëjmë mëkate,bëhemi të paftyrë ,mashtrojmë vetëm e vetëm se Zoti na e çon një dashuri me klasifikime.Një dashuri të rendit parë ,rendit dytë dhe më tutje …Sikur ajo dashuri të ishte një moral ? Një obligim,një ligj .Ajo dashuri të kishte një kapacitet të një niveli ,pa favore,pa dallime ,pa interesa. Por jo zoti na sprovon çdo ditë ! Vazhdimisht rrëzohemi nga provimi,nga ai test !Nuk ndihmojmë sa duhet,nuk kujdesemi sa duhet për të tjerët,nuk ngopemi nga lakmija,nuk shtrijmë dorën njerzve në nevojë. Sa herë që mendoj se cila dashuri kishte qenë perfekte për këtë botë,më vjen një përgjigje nga vet Zoti : -Dashuri perfekte eshte ajo kur morali mbijeton syrin e untë ndaj të mirave materiale !
-Po përse pra i quajmë të “mira ” materiale ,apetitet e pangopura të njeriut ? Nëse nuk ngopemi me ato të nevojshmet dhe domosdoshmet ,ç’farë të mire pra na sjellë edhe një banesë tjetër,edhe një makinë,edhe një fustan që as nuk e veshim fare,një orë e shtrejtë që të zavendesohet me nja disa tjera që i kemi,një,një,një……edhe një extra?
Përse nuk i zavendësojmë disa traditat tona me disa tradita bamirësije .T’ja nisim me respektet dhe kujtimet ndaj të vdekurve.Kemi të shtatat,të katerdhjetat,vjetorin,dy vjetorin e më tutje.Përse të hollat e darkave,drekave ,mevlydeve mos t’i dedikohen të gjallit ? Jetimoreve ? Njeriut që ka nevojë për shërim ? E dini sa do të gëzohet i vdekuri ? Respektin ndaj tyre edhe një lule dhe vizitë në zavendesim të një dedikimi ndaj të gjallit do t’i bën të lumtur ata ?Përse gjithë ato shpenzime për Krishtlindjet,dhuratat,bredhat ? Përse Kurbanin nuk e dhurojmë të gjithë si një shumë të parave e jo si një copë mishi që nganjiherê askush se dëshiron .E dijmë të gjithë sa njeriu në nevojë është.E dijmë të gjithë sa i riu pret një shërim. A thu hyj në mekat me Zotin nëse paratë e Kurbanit i dhuroj dikuj në nevojë nëse nuk mund t‘i bëjë të dyjata ? A thu i vdekuri hidherohet me mua nëse paratë e vjetorit i dhuroj në jetimore apo një të riu që ka nevojë sherimi ? A thu sa të mirë jemi ? Kur bota nuk ka pasë kurrë me shumë nevojë se sot a thu sa ndihmojmë ? Kur mundemi ,pak më shumë pak më drejtë pak më logjikshëm pak më me meshirë ?
Zoti po na shtjen në provim dhe mua të parës më vjen turp që çdo ditë po ngeli, po rrëzohem nga ato teste.
E di që mundemi ! Të gjithë.Pak më shumë !Mos pritni Bajramin,dhuroni sot ato të holla nëse dikush shtrinë dorën,nëse dikujte i plasë zemra që nuk mund ta shpëtoj fëmiun e vet vetëm e vetëm që nuk ka të holla. Nëse e ka urgjent , dhuroja çelësin e shpresës. Bajram është çdo ditë kur dikujt i ndihmon. Ku ka me sakrifice të madhe se sa t’ia çelësh rrugën dikujt kur ka nevojë për ty.Kurban e mbi Kurban.Nuka ka ma knaqsi,nuk ka ma vepër Nobel se sa t’i ndihmosh dikujt ! Aq sa mundesh ! Ndihmo ! Pastrohet shpirti !
Zoti po na sprovon me të gjitha ,dhe çdo ditë po e dëshprojmë, si duket nuk po i bindemi nga morali , por nga friga !
Xheneti Apo Parajsa nuk ka shkalë me hyp lart. Lart gjindesh nëse ndihmon njeriun kur ka nevojë për kafshatën e gojës.