Deri sa jemi të ri shumë situata të jetës i përceptojmë ndryshe. Jetën e kuptojmë shumë vite më vonë . Jeta shkon shumë shpejtë dhe shumë kujtime gjatë viteve fshihen nga truri. Disa me nënvetëdijen tonë duam t’i harrojmë. Disa na fshihen fare edhe me dëshirën më të flakët që duam ti kujtojmë. Fotografitë dhe ditari janë i vetmi dyshmitar i jetës. Unë gjatë jetës i kam mbajtur disa shënime, por jo sa duhet .
Mbas ikjes nga Sarajeva të gjitha shkrimet dhe ditaret kanë mbetur në një valixhe me shumë fotografi dhe letrat që i kam marrë gjatë viteve. Dikur e marrë at valixhe në Londër por gjysa e atyre shënime janë zbehur aq shumë që as nuk mund të lexohen fare. Shënimet e momenteve të bukura duhet të jenë pjesë e jetës .Me vite truni ynë i zhduk shumë momente, si ato të hidhura ashtu edhe ato të lumtura . Kujtimet na sjellin një freski, një buzëqeshje të lehtë. Një vulë të jetës.
Dhjetor viti 2000. Viti 2000/2001 ishte viti i fundit që pashë nanën time.Pak para Vitit të Ri morra vesht për sëmundjen e nanushes time .
Ishte Ramazan. Tezet e mija dhe të gjithê dashamirët e familjes tonë vinin çdo ditë me pa nanën time poashtu edhe me u taku me mu.
Vijnë tezet e mija (Fija, Fahrija, Fatimja )në mëngjez atë ditë dhjetori dhe si zakonisht ardhja e tyre më gëzoi pa masë.Teze Memja, Hibi dhe Nurja nuk jetonin më .
Nana ime për shkak të sëmundjes nuk agjeronte atë ditë,por mbasi tezet e mija mbanin Ramazanin asaj i vinte keq me hangër në praninë e tyre.
Me e thy gjithë at situatë , i them tezeve të mija:-a dini çka ,sot unë ju pregadisë një mëngjez të mirë dhe kafe të mira që kurrë nuk i keni pi më parë. Mos e refuzoni këtë shansë se kurrë nuk përsëritet më .U shikuan tezet e mija në mes vehtes njëra me tjetrën dhe si ata çupat e reja që pak turprohen , me buzëqeshje në gaz pranuan ofertën time.Më donin pa masë. E kuptuan edhe arsyen dhe nuk pata nevojë të insistoj. Hangrëm mengjezin dhe vuna kafet. Taman u rahatum dhe ia nisëm muhabetit. Zoti im i madh. Ja nisën plakat , njëra qit, tjetra prit. E gjithë rinija tyre hyri atë ditë në dhomën e nxehtë, ku dëgjohej kercitjet e drurit që digjeshin në koftor. Ishte një ditë e ftohtë dimri por zemra ime ishte mbushur aq shumë me një ngrohtësi atë ditë. Ato bisedat e tyre aq ishin të gjalla sa më dukej që edhe unë u ktheva në fëmijërinë dhe rininë e tyre. Sa shumë i kujtonin ato ditë. Isha e habitur me një memori të tyre ku secila ishte mbi moshên e 70 vjeçares. Ngjarjet që nuk i kujtonin para sa muajve apo sa viteve , atë ditë i zbukuruan me një kujtesë briliante të dekadave më parë.Ato që njëra nuk i kujtonte, tjetra e përkujtonte. U ngroh dhoma aq shumë me kujtimet e çupave plaka .
Nuk ndalej gazi . Ndëgjova shumë biseda që kurrë si kisha ndëgjuar. Fatkeqsisht nuk i shënova atë ditë. Nuk e di pse .Nuk ia fali vehtes kurrë.Ishte një ditë e rallë dhe Viti fundit me nanushin tem .
Kafet u pinë dhe erdhë koha për kafet e dyta. U ula, u rahatova me ndëgju tregimet në vazhdim. Kur…. tak tak dikush troket në derë. Eh more njerëz. Medet që nuk pata farë smart phone ato vite ! U çunë plakat pupc.
Ata plakat që kush kishte reumën, kush me dhimbje kryqsh e kush me dhimbje këmbësh… o sa të shpejta u bënë! Apo ndoshta që ishin kthyer dekada më parë me kujtime ….edhe ashtu ndiheshin . Njëra mori me msheh filxhanin e kafes, njëra gotën, tjetra pjatën e ëmbëlsirave .Një gaz na kapi të gjithave, dhe si një fajtore , çela derën dhe musafirja hyri mbrenda. Vazhdoi muhabeti dhe çdo gjurmë ishte zhdukur. Vjen tash kafja e tretë me musafiren. Papritmas e zura musafiren duke shikuar për tokë si e shtangur. Shikoj edhe unë në t’njëjtin drejtim . Ah filxhani kafes i shkretë! Se si nga shpejtësija kishte përfunduar ndër karrikën me gjithë xhezven .Ah filxhan he spijun, he katil, he dreqi vogël,he s’di çka t’qoftë ! A thu, a thu cila ishte fajtore , cila e kishte harru !Një tension i lezeçëm kaploi gjithë botën time .
Shiko musafirja, shiko unë. Ia bëra filxhanit me sy , por dreqi nuk largohej. U dorzova! Më kapi gazi. Mu duk se edhe Zoti qeshi at ditë me ne. Ju bëj kabull, mu duk që tha! Plakat atë ditë ishin shëndrruar në fëmijë, në goca dhe gra të reja ! Si gjynahqare pa pikë gjynahi ,më vinte të çohem e t’i përqafi secilën me radhë.Tezet e mija, të dashura, fisnike,të ambla. Sa jam rritë me dashurinë e ngrohtë të tyre. Më mban ajo ngrohtësi gjithë jetën.
Shpresoj t’ma ken falë për at ditë, një ditë të bukur, plot gaz dhe kujtime. E luta Zotin. Më fal i thashë që i shtina tezet e mija me e prishë një ditë Ramazani. Më fal i thashë o Zot, se unë përveç teje nuk i arsyetohem askujt tjetër. E plakat, tezet e mija të gjora , dhe gjithë nanat shqiptare në at kohë,lindën, u rritën, u plakën duke jetuar jetën e vet për të tjerët, veç teje Lartëmadhëri ato të gjorat i kishin edhe nja disa qindra persona për rreth vehtes që i jepshin llogari. E kush i pyeste gratë tona at vakt se a vlen jeta tyre fare? Jo jo …. Të ëmblat tona, ishin bukë e derës huaj, jetuan me kaca llogarije në xhep, në zemër, në sy , në shpirt ! Llogarinë ndaj Zotit e kishin më të lehtën llogari . Atë e kishin fare të lehtë, e kishin si lëkurën e trupit.
Atë që kurrë të shkretat nuk mund t’ia falin ishte llogarija ndaj njeriut ! Ah sa të rëndë e kishin at kacë llogarije që e bartën prej lindjes deri në vdekje . Ishte e rëndë ajo kacë… e hekurt ma , ç’ të them tjetër ?
Mos mu idheroni nanush dhe tezet e mija që haptas po tregoj konspiracionin e asaj ditë që u knaqëm shumë. E di që qesheni edhe sonte sepse shumë më keni dashtë! Jeni me Zotin dhe paqën. Llogari nuk keni kuj t’i jepni më se nuk ka monedhë në botë që paguan sakrificat për gjithë llogaritë që duheshit ti jepnit prindërve tuaj, komshiut, mikes, burrit,halkut e dreqit mallkuar!
Ishit mēkati i shtëpisë. Mërzitej dera oborrit për lindjen e juaj.
Edhe pse melhem për prindin, pelim, pelim i shoqerise ishit!
Edhe pse melhem për prindin, pelim, pelim i shoqerise ishit!
Veç burrave i kishte hije çdo gja, edhe mëkati edhe trathëtija!
E juve…..?
Jo jo nuk ju falte kush ,edhe nji ditë sikur të mos çoheshit nga shtrati .
Sa e dhimbshme kur kanë thanë ,ka lind nji vajzë,
U mërzit oborri edhe nji mahallë,
Ehhhh dikur,tokë e gurë me lot kanë vjell !
A na e bani hallall për gjithë at mërzi kur ju keni lind?
U mërzit oborri edhe nji mahallë,
Ehhhh dikur,tokë e gurë me lot kanë vjell !
A na e bani hallall për gjithë at mërzi kur ju keni lind?
Për jetën e juaj nuk jepte kush llogari kurrë sepse atë ditë kur linde ti, vdiq tallalli dhe nuk arriti të lajmroj që linde .Dhe për at që nuk lind kurrë nuk jep kush llogari .Atë kohë kur ti linde ,daullja, lodra (tupani) quaje si të duash por për ty nuk ra .Asnjë herë !
Të gjithë heshtën të hidhur pelim dhe nuk egzistonte asnjë bir nane ta zavendëson tallalin e vdekur dhe lindja yte dhe shumë bijave në at epokën e juaj mbetej mallkim i heshtur ! Daullja për ju nuk binte …