Gjatë luftës dytë botrore,shqiptarët e shëndrruan Shqipërinë dhe Kosovën në tokën e premtimeve për jahuditë e përndjekur nga regjimi fashist. Rrezikuan jetën e vet duke strehuar qindra familje të përndjekura pa kusht pa interes me vullnetin dhe sinqeritetin më të madh. Ishte një sakrificë tepër e madhe të rrezikosh familjen e vet për ata që ishin në rrezik jete.Mirëpo e rrezikuan duke strehuar shumë familje Jew.Hapën dyert dhe zemrat si asnjë popull tjetër dhe deri më sot kjo mirënjohje na bënte të mburremi si komb.
Dekada më vonë ishim ne shqiptarët që kërkuam strehim në të gjithë anët e botës të përndjekur nga regjimi sërb. Dyert na i hapën të gjitha shtetet .
Si shumë shtete tjera edhe Anglia strehon mijra refugjatë nga ish Jugosllavija , bile edhe i strehon disa që nuk e meritojnë at strehim. Veç e veç se po t’na kthenin dihej fati jonë atëherë. Më kujtohet kur kam përkthy më pat ra me përkthy në një spital për një sërb. Aty gjindej edhe një familje nga Sarajeva. Kur e ndëgjuan emrin e ati sërbit më thanë: “ ky ka qenë profesor në Universitetin e Sarajevës, dhe i ka duart me gjak deri te brylat. Natyrisht që me kontratën e punës vijnë edhe ligjet që nuk guxohet të diskutohet për pacientin / klientin,bile asnjë fjalë, sepse roli është me përkthy edhe asnjë koment tjetër. E mbylla gojën dhe sot ai kriminel i ka të gjitha drejtat si çdo qytetar tjetër. Pa një ferrë në këmbë ai fitoi statusin ,sepse kudo që kërkon strehim je në mëshirën e ati që ta çel derën dhe je- innocent till proven guilty pa marrë para sysh të kaluarën!
Pra një herë duhen faktet para se të dëbojnë, e jo ekstradim para fakteve dhe dyshmive!
Paramendoni Anglija si mike e vjetër e Serbise,t’na kishte ektraduar të gjithëve ne dhe Boshnjakët ? A nuk e kishte dashtë Serbija një gjë të tillë ?
E provuam vet në lëkurën tonë sa e vështira është me lanë gjitha mbas dhe me nisë një jetë fare ndryshe.
Sot çohet një bandë e pa turpshme i ekstradon 6 qytetar të Turqisë që gjetën strehim në tokën e premtimit dhe besës , ku musafiri respektohet mbi vehten. U prenë në besë ata dhe familjet e tyre. U pre në besë vet besa shqiptarit. Dhe veç po më sillet në kokë gjithë kohën ai krimineli sërb që kam përkthy për te shumë vite më parë, ( dhe ku me ditë edhe sa e sa kriminel tjerë)sot sillet i lirë rrugëve të Londrës derisa 5 mësimdhënës dhe një mjek që veç marrin frymë ndryshe nga Lart- madhëria e ti dhe nuk pajtohen me at sistem ,mund të jenë në rrezik për jetën e vet dhe familjet e veta ,sepse një bandë po vazhdon ta fundosë Kosovën thellë e më thellë në një bunar turpi !
Dirigjentëve të turpit i dëshiroj t’ju vjen dita me lypë strehim në vend të vetin e kurrë mos e gjetshin !
Ku po e merrni gjithë këtë durim o popull me ra në gjumë me një intrigë , me u zgju me një tjetër. Edhe têrshanë kur del me ble në pazar,duhet me ditë sa të holla me marrë me vehte. E aty askush më nuk e din sa kushton tërshana sepse edhe vet Kosova u shëndrru në një pazar !
Sabri selamet!