Fjalët e qiririt në Kosharë

Shkojnë dy malazez në Francë dhe ju bjen në hise me ndej me njëfarë shoqërije elitare të Francës.
– Shiko mik i thotë malaziu mikut vet ,prej ditës sotme duhemi me u sjellë sikur edhe na vijmë prej një shoqërie elitare malazeze .
– Ti mene zovi serdar, a ja ću tebe nazvati vojvoda! A mi znamo koje smo govno ! ( kërkoj falje për këtë shprehjen e fundit).

Deri sa pazaret po kryhen në kurrizin e popullit serdarët dhe vojvodat tonë , të bashkuar ashtu si i ka hije ,mbas vizitës varrezeve të Kosharës shkojnë drejtë e ke Xeni, në sofrën gjakovare, aty ky gjaku u derdh edhe më shumë se në Kosharë . Natyrisht ashtu si i ka hije gjakovarit edhe kësaj herë nuk koritet dhe i pret vojvodat dhe serdaret me muzikë, me hangër e me pi deri sa i kërset veshi e shurrdhohet fare !
Përshtypje nuk më la mishi i pjekur aq shumë ,sa më lanë ato qirinj në tryezë. Kur e pashë videon mu kujtu ajo thënia “ qiri e djeg vehten për t’na jap dritë ! Më trishtoi ajo flakë mbi atë tryezë me bollyk, u rënqetha shumë se mu kujtuan edhe vargjet e Naimit ku thotë flisni hani e pini ,dhe thashë me vehte a thu o vojvoda po ju shkon buka pranë kytyre qirinj që djegën vehten për dritën e juaj ?
Ju hajgare me popullin, populli hajgare me ju, ju me popullin, populli me ju ….ju pastë ba mirë se valla pak u merakosëm të gjithë se prej mërzisë nuk ju shkon buka dhe mundet me ju mbet në fyt ! Por jo ….edhe kësaj here vojvodat dhe serdaret tonë shpëtuan nga drita e qirit që dogji vehten për dritën e tyre !

Fjalët e Qiririt
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t’ju jap pakëz dritë,
Natën t’jua bëj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t’ju ndrit mirë e të shihni,
Njëri-tjetrin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qaj me lot,
Se dëshirën s’e duroj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s’dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të mund të ndrit më mirë.
Kur më shihni që jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur.
Jam i gjallë e jam në jetë,
Jam në dritë të vërtetë
Unë jam në Shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj,
Më është falur durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Sa me ka ënda t’ju bëj mirë,
Të mos mbeti në errësirë.
Jakeni, rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini
Në shpirtit kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë…
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretëm për njerinë
Unë dua njerëzinë,
Mirësin’e urtësinë.
Ne behi shoke me mua,
Ne me doni si ju dua,
Njëri tjatrine ne doni
Të paudhe mos punoni…
Unë, duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar;
Kam qenë mik me njerinë,
Andaj i di e me dinë…
Dua shum fjalë t’ju them,
Po trembem mos ju bënj ujem.
E ku shkruhene në kartë
Fjalët’ e gjuhësë ‘zjarrtë ?

Scroll to Top