Para sa kohe, regjistrova një paciente mosha 33 vjeçare ,me titullin Lady dhe bashkshorti i sajë me titullin Lord .Si fytyrë m’u kujtua menjëherë sepse shpesh del në magazinat Tatler, Vouge dhe Hello .Por mendja nuk ma merrte që një bukuri engjëllore dhe një person me gjithë at famë , mund të sillej ashtu. Se ku e marrin guximin disa njerëz për sjellje të tilla, kurrë nuk e kam kuptu.
Kishte një sjellje katastrofë prej njeriut. Një lazdrim neveritës. Një ego, një ze dominues dhe sikur i dukej që e gjithë bota sillej rreth sajë. Për çastin u iritova bajagi por kur mu kujtu që jam në Angli dhe nëse vazhdon një sjellje të tillë kam drejtë me ndërpre procesin e regjistrimit , dhe mos me e regjistru fare.Pak u qetësova. Me gjakftoftësinë maksimale i tregova që kemi zero tolerancë ndaj çdo abuzim verbal , dhe nëse nuk është e knaqur mundet lirisht me ndërpre regjistrimin, dhe mundet me u regjistru diku tjetër mbasi rreth ku jemi na ka shkru GP tjera.
U zbut si pula sa që pak më frigsoi.
Prej rekordeve që automatikisht vijnë nga GP i më hershëm dhe gjithë historija medikale e pacientit e kuptova që GP para nesh e kishte pasë disa konflikte verbale dhe e kishin larguar.
Titullat Elitare në Angli blehen diku mes £ 10.000-£15.000 .Titulli Earl’s Spencer of Wimbledon u shitë për 171.000 vitin 1990.
Ndësa Titulli Nobel nuk ka vlerë që dikush mundet me e ble. Pra ato nuk blehen por trashigohen brez mbas brezi.
Megjithate dihet se askush në shpirt apo një pakicë shumë e vogël mundet të ketë një shpirt 100% Nobel po qe se lind në një familje të tillë.
Nobel lind me gjak e zemër e jo me titullë apo mbiemër ! Pra ka njerëz me shpirt të tillë por vdesin pa e marrë kurrë një titullë të tillë. Mjerisht janë të rrallë.
Mbasi u kry i gjithë proçesi regjistrimit më kërkoi falje. Thashë me vehte shyqyr që ligji funksionon këtu dhe ka lindë para titullave elitare. Për një çast u rënqetha kur paramendova që rastësisht më kishte qëllu me regjistru Lady Lumturijen , Lord Hashimin ,Baroness Anitën, Lord Ramushin , Sir Isa Mustafën,apo farë Lordi apo Lady me t’bleme e jo t’leme!
Fërkova sytë sikur u çova nga një andërr e keqe .
Falë Zotit thashë dhe u çova në këmbë, shyqyr që atje ke na ende titullat nuk mund të blehen.Paramendoni rendin në pritje …..!
Në viset tona abuzimet verbale kategorizohen , dhe një fukara i shkretë për veç përbuzjeve dhe degradimit social as ligji nuk i funkcionon në favorin e ti.
I shkelmohet lëmosha në mes të rrugës nga një advokat prestigjioz hiç pa ia nxanë rrugën.
Ose një motër medicinale apo personat në serviset tjera ,çohet e ban për pes pare një të varfër por dridhet para një njeriu me famë apo të pasur . E tash veç merrni me mend sikur edhe një tutull Lord ose Lady të shtohet kytyre….awwwwvvva , s’po guxoj me paramendu .Jo që shpirtërisht shkelin sikur kanë shkel deri tash, po për tokë shkelin ju përdorin në vend të tepihit tê kuq !
Jo jo Zoti mos e baftë!
Ndodhë pra, ndodhë edhe këtu çdo gjë, por disesi ndryshe.
Kush nuk ia priton me ndjek ligjin, këtu ligji ende funksionon. Falë Zotit sepse e padrejta nuk kapërdihet gjithmonë lehtë.