E kupton voglushi ç’farë është karantina,
A është në Londër më bukur ,apo i mungon Prishtina ?
Ulqini I bukur a thua si i ka hallet
Ushtojnë valët e detit apo ndëgjohen malet ?
Të gjithë nga ky hall sot po vajtojmë
A e di voglushi sa shumë po durojmë ?
E shikon zogun dhe pret aeroplanin,
Por sot u vonua sepse kish ndërru planin.
Aeroplani nuk erdhi por zogu erdh me vrap
I tregoi voglushit se bota po ndryshon ngapak.
Se kush mbi qiell sot është më i bukur
A është një aeroplan apo është një flutur?
U gëzu zemrushi u gëzu pa masë ,
Që arriti zogu pa dorëza dhe maskë .
Aty edhe qenushi po sillet vërdallē,
Me dalë në oborr sa na ka ra mallë.
E kupton kjo zemër përse nga dritarja
Po flasim me zogun ,e jo nga pantarja?
Do dalim moj gjyshe veç edhe ca ditë
Durim shpirti gjyshes, bota prap do ndrit!
Gjyshet edhe gjyshat sa i ka marrë malli
Për nipat e mbesat që I kanë si sytë e ballit
Për engjujt e vegjël që hiç nuk kanë faj
Seç na plasi zemra dhe u mbushëm vaj.
Për këto voglusha hiç nuk e menduam ,
Pa pikën e mëshirës botën e shkatrruam.
A e dijnë vocrrakët sa është e vërtetë
Që ne shkatrruam botën për qef dhe salltanet?
Por bota pa u ndalë sillet rrotullohet
Për zemrushat tonë shpejtë do t’rregullohet.
Veç për hatrin e tyre se ne s’meritojmë ,
Bota do të kthehet prap me lulet që lulzojnë .
Ju dëshiroj të gjithëve nji ditë të bukur kudo që jeni 🌞