Përkedheljet e tepërta

Mua nana ime me ka ba naze me “ të pastë nana , t’rritë Zoti me shnet e nefak . Kurse baba im më ka përkedhelë me fjalën Bardhja babës. Kaq. As nuk me kanë thanë ”I am proud of you”(për fat të mirë se flitshin anglishten dhe nuk ishin të ispiruar nga Hollywood)as princesha ime as je yll. Por se si e kam ditë që më duan më së shumti as vet se di.
Fjalës ambël dhe fjalës bukur edhe zogu në degë i gëzohet edhe lules I jep shpirt.
Mirëpo kur i drejtohen njeriut duhet të jen me masë , jo të tepruara. Sidomos kur prindërit i drejtohen fëmijëve me “princ apo princesha ime. “
Sepse aq sa mund të na rritet konfidenca aq mund edhe të dëshprohemi momentin kur e kuptojmë që as nana nuk është Mbretereshë as baba Mbret dhe nuk mund t’na mbron nga gjithë betejat .
Duhet të rritemi me besimin që nuk jemi as princ as princeshë as nuk mund secili të lind në Mbretëri ,por vdesim si mbret apo mbretëreshë momentin kur i fitojmë të gjithë betejat e luftës dhe secili njeri kurorizon vehten në bazë të fushëbetejave të veta.
Jeta nuk është aspak si në përralla ku i drejti fiton, e Përhimja martohet me princin dhe Borëbardha zgjohet nga gjumi 100 vjeçar .
Edhe vet mbretëritë u krijuan nga betejat e ashpra dhe fitoret e veta e kurrsesi nga nazet dhe përkëdheljet . Pra edhe nazet, joshjet dhe fjalët e bukura me kufi.
Momentin kur ia teprojmë i del lezeti. Sodomos atyre të Facebook. Ku ka edhe raste që njerzit pas disa viteve duhet të kthehen shumë vite pas me i fshi ato naze lajkatare.

Scroll to Top