Ishin vitet gjashtëdhjeta , vitet e mija të arta .
Kujtimet e fëmirisë janë ata që mbesin gjithmonë më të bukurat dhe bile kur nisë dhe harron shumë çka, ato ditë nuk i harron.
Janë të shenjta dhe as nuk lejon kush me t’i vjedhë, as me t’i huazuar as me t’i fshi.
Bile për mua janë të tilla .
Sa herë që i kujtoj m’a ngrohin zemrën.
Aty ku unë kam le, në Gjerana ,ishin veç familjet e fisit Shurdha.
Vite më vonë prej familjes Shurdha kishin ble shtëpi dy vllezërit nga Kraja, Beqiri dhe Rexhepi.
Kranjanët janë të njohur me kokfortësi,me trurin e tyre të mprehtë dhe humorin e sofistikuar.
Janë kombinim i Shkodranit dhe Ulqinakut dhe ndoshta vet pozita gjeografike ia ka mveshur karekteristikat dhe të folurin.
Janë krijues të rrallë dhe ku shkojnë arrijnë suksese.
Të rritur nën hijen e gështenjave ndonjë herë edhe nuk iu bëhet vonë, por kur dalin në mërgim arritjet e tyre dhe sukseset nuk mungojnë.
Mjerisht shumë të ri kanë ikur sidomos në SHBA dhe Kraja dita ditës mbetet me bukurinë e vet si një ishull i harruar mes dy shteteve , ku njerin e ka para syve të vet dhe e sheh nga majat dhe kodrat e veta çdo ditë dhe tjetrin shtet që gjithmonë e ka lanë mbas prapanice dhe Krajën e ka izoluar me hallet e veta ku i vetmi shpëtim ishte mërgimi.
Ata që mbetshin e mbanin plot pazarin ulqinak me djathë, vezë , gështenja.
Si e re e kisha të vështirë me dallu kush e ka djathin apo vezët më të mira por veshjet e tyre karakteristike të secilit rajon e mundësonin dhe zgjidhja Ishte më e lehtë.
Si çdo kojshi që herë herë ke edhe aty këtu ndonjë zënkë, edhe ne kishim me kojshitë tonë,por ishin të një natyre shumë normale dhe kalimtare.
Lopa si lopa, kalon nganjëherë gardhin e bahçes dhe dëmton të mbjellurat e pranverës.
Por ishin disa fjalë mllefi dhe aty mbaronte.
Dashuria dhe respekti mes fqinjëve nuk mungonte kurrë.
Beqiri i kishte 6 djelm kurse Rexhepi veç 2 .
Varza mes dy vllezerve ishin 4.
E donin shumë nanën time dhe e respektonin pa masë .
Para se vdes nana ime deri sa sëmundja kishte marrë hov,vizitat e kojshive të vjetër e gëzonin pa masë .
Varzat e Beqirit dhe Rexhepit i kishte dashtë shumë.
Mbesa e Beqirit ishte shoqa ime e parë e fëmirisë .
Një vajzë e bukur e dashur e urtë si një bumallë.
Kishte një buzëqeshje të ambël me një fytyrë të bukur si hana.
E kujtoj me plot dashuri edhe pse nuk e kam takuar ma se 30 vjet.
Ishin shtëpi e madhe dhe shpesh herë kujtoj mbledhitë në dhomën e Beqirit dhe Rexhepit plot e perplot.
Ishte zani i bukur i babës dhe nanës time që dallohej në ato dhoma me çilte dhe minder kur mblidheshin .
Ishin shumë djelm dhe si gjithë shqiptarët që migronin njeri prej djemve të Beqirit shkon në Francë , në Paris. Më vonë mbas ti shkojnë edhe 3 vllezërit tjerë.
Atë kohë takimet, dhuratat ndarjet ishin ndryshe.
Sa herë që vinin vllezërit nga Franca sillnin dhurata, dhe secila dhuratë ishte me shumë peshë.
Nuk na harronin edhe ne dhe sa shumë i gëzoheshim atyre dhurata.
Një herë vjen vllau I dytë nga Parisi dhe për veç dhuratave tjera ai sjellë edhe terenhalvë.
Sipas rendit dhuratat ndaheshin në mes familjes dhe gëzimi në fytyrat e tyre ishte I papërshkrushëm.
I gëzohesha edhe unë shumë atyre vizita sepse kurrë nuk kalonin pa ndonjë laps apo imtësi nga Parisi.
Nga Parisi pra o njerëz.
Ishte ndryshe atë kohë.
Gëzimi ishte gëzim.
Dhuratat e para të fëmirisë time I pata fitu nga një familje prej Gjermanisë një komplet I tërë i kuzhinës dhe disa kukulla. Nuk kishte musafir që vinte në vizitë me fëmijët e vet dhe nuk lozte me ato lodra.
I kemi ruajte deri shumë vonë.
Nejse ku mbetëm….aha ke terenhalva.
Pra sipas rendit vllau i madh i shtëpisë e merr terenhalvën, e shtje në dhomën e gjumit.
Hyn mbrenda shikon terenhalvën.
E provon.
Parajsa i lajmrohet, goja i gezohet, truni I trullohet. Shkrihet në gojë , mbetet gjatë ajo shije edhe disa orë.
Mendon.
Mendon prap.
Nisë dhe bënë një llogari.
Gjithë ata antar në shtëpi kujtë ia jep së pari?
Pleqve të shtëpisë ?
Fëmijëve?
Gruas vet?
Si t’i jep gruas e jo fëmijëve dhe prindërve të vet.
Llogarija nuk dilte kurrsesi.
Jo jo, e pamundur.
Ndërgjegja nuk e linte rahat.
Ishte një vendim i rëndë.
Shumë antar, kush ia ndin lezetin?
Merr ai taranhalvën, dhe e vendos mbi dollap.
I thotë gruas vet që nuk hahet.
Zgjohet çdo mëngjez dhe ambëlson gojën e vet para se pi kafen.
Dhe disa ditë me radhë.
Një ditë merr gruaja vet dhe e provon.
-Mos , mos i thotë i shoqi.
-Është ilaç i reumës .Mos e prek!
Dhe ashtu edhe ndodhë.
E shkreta merzitet që i shoqi paska reumën.
I shoqi qenka ba për ilaçe.
Ah I shkreti aq i ri.
Vuante i shkreti në heshtje dhe askush nuk e dinte, as ajo gruaja e vet.
Por diçka I rritulloi në kokën e sajë.
Gratë si gratë nuk besojnë pa e vërtetu përsëri rastin.
Kurrë nuk kishte shijuar aq ilaçe të shijshme.
A thua edhe ajo të ankohet se edhe ajo vuan nga reuma dhe ndoshta i shoqi ban merhamet dhe e ndanë ilaçin me të shoqen ?
Por Ishte vonë tashma.
Ilaçi ishte harxhuar.
Burri sajë pranoi krimin dhe sekretin dhe çdo gja përfundon me gaz ku gjithë Gjeranat e kuptojnë të vërtetën.
Fundi fundit edhe mirë e kishte.
Kush ia kishte shiju lezetin asaj terenhalvë në at kallabllyk?
Po sikur mua t’më binte në dorë një tre leches ose pak japrak Ulqini në një kallabllyk të tillë , a thua…..si e kisha zgjithe at problem.
Imagjinata punon gjithmonë në çaste të tilla.
Imagjinata nuk mungon kurrë.
Imagjinata një Kranjani ishte e persosur kësaj rradhe.
Eh sa të bukura ishin ato dhurata parisiane.
Po ato kohëra…. ah mos e vet!
Ju baftë mirë kafja të gjithëve kudo që jeni.
Qofshi mirë dhe Zoti na ruajtë të gjithëve .
Çdo gja kalon, kalon edhe kjo.
Por ne Ulqin mbeten lezeti ma i amel se taranhalva ,sepse aty ka lezet .