Piktori dhe Poeti

 

Mendon piktori dhe nisë e qanë
I thotë poetit,lakminë t’a kam
Ty pranë të mbetet  e ytja  vepër
Por  pikturën time  e g’zon dikush tjeter.

Unë bëjë një vepër shumë mundohem,
Më qanë shpirti ditën që e shes,
Me lot ndër sy shpesh ngushllohem,
Që diçka e imja sa herë po vdes.

Shikoj pikturën si një fëmijë të shejtë
Blerësit  vet unë me dorë ia dorzojë
Dhe veç më mbet si një kujtim i shtrejtë
Nga dhimbja t’nesërmen tjetrën  e pikturoj!

Vjen adhuruesi dhe kërkon një tjetër,
Ndarja me lot  me veprat  nuk ndalet,
Djersa ime n’pëlhurë por edhe n’letër,
Sa herë ndodhë që edhe të falet.

Poet i dashur ti e shkruan një vepër,
Mijra kopje me mburrje i  shpërndanë,
Por atë  të dashuren kopjen e vjetër,
Gjithmonë në prehër me mallë e mbanë.

Dhe poeti piktorin po e ndëgjon,
Mikun e besës duke qarë,
“Po hec or mik se shumë po gabon,
Mos u bënë boem , dhe pesimist i marrë!”

Emri yt shkon gjithmonë me vepër,
I knaq zemrat dhe sytë e botës,
Nuk vdes kurrë o mik i vjetër
Ti je një  vulë je bukuri  e  tokës.

Unë veprat tua  i shoh n’pëlhurë,
Dhe veç ajo më shtyrë të shkruaj
Po mos t’ishe ti o piktor me ato duarë
Emni im do mbetej i huaj.

Ç’farë sheh ti dhe ç’farë mendon,
Ti n’pëlhurë ,unë në letër,
Mik i vjetër gjithmone më qëndron,
Vetëm ti dhe askush tjetër!

Dëgjo,ti je boem,dhe unë boem,
Knaqim vesht dhe sytë e botës,
Kurrë s’vdes ti ,n’timen poemë,
S’vdes as unë se i vejmë vulën  tokës.

Scroll to Top