Mos grabit dritë,
Mos shpërndajë terr,
Se kush ta dha të drejtën
ai edhe ta merr.
Një popull e ke o i mjerë ,
Mos e trathëto,
Zoti ta fali tokën,
Mos e dështo!
Zoti ta fali edhe fëtyrën,
Mos e turpëro,
Një komb e ke,
Mos e lëndo!
Dhe nderin o njeri,
Me para mos e pesho!
Flaka e Ballkanit,
Dhembja e vatanit,
Loti që bie nga syri jetimit,
Qofshin teshat e tua t’mallkimit!
Loti i nanëlokes që pikon,
Me shpirt ty t’mallkon,
Erdhe tiftikan i zi,dhe
Mendon që u bëre “Zotëri”
Se vet n’mëkate u zhyte ,
popullin e mbyte
Po ik ik o leckaman,
Asgjë s’je veç një copë hajvan,
Qyqan erdhe , qyqan shkove,
Popullin tënd n’zemër e lëndove!
Hiqe zinxhirin nga i shkreti njeri
dhe vare në fyt more faqezi!
Nuk le vatan as nuk le shtëpi,
Laper i pashoq dhe i pa kufi!
E shet ftyrën e shet kombin
Përbin turpet, përbin llomin,
Pshynë mbi vehten dhe çdo kend,
Veç parave s’sheh askend!
Kosova nuk është e yte
Nga lakmija popullin e mbyte!
Ku të mbet nderi e morali
Po Kosovën o imjer ty kush ta fali?
Që po luan me te si do vet,
Për popullin e sajë pak mëshirë nuk të ka mbet.
Shkel mbi varre
Shkel mbi gjak,
Zhduku atypari,
dhe hup me vrap
Erdhe me gomar,
Dhe hype n’Jaguar,
Mallkimet e popullit mos mbetësh
Kurrë pa i marrë!
Hup ti me gjithë ata horrat e tu
Se mjaftë at popull të shkret e keni mundu.
Po mendoni që të gjithë mund t’i dëboni n’mërgim,
Po mendoni Kosova që nuk ka shpëtim?
Jo jo me ju shpëtim e shkreta tokë nuk ka
Copa e grima po doni me e nda.
Po mendon nëse populli një herë të ka besu,
Që gjithë jetën duhesh intelegjencën me ia ofendu?
Mjaftë mjaftë ma marrveshtje me at dorë
Lene të merr frymë pak popullin e gjorë .
E keni ba at tokë si tokën e vet
A nuk keni frikë qê gjaku I sajë ju vret?
Pazaret e tua të rrezikshme tinzake,
Jo more ,nuk shitet një komb për interesa vetjake!
Jo more bir ik e shporru sa ma parë
Mos e ço një komb dhe vendin në djall t’mallkuar dhe pazar!