Si nisëm me u rritë, na varzat bisedat i kishim të ndryshme.
Për simpatitë tona, për muzikën, kangtartë , artistat.
Delshim mas dritareve me shiku simpatitë tona, e nuk naleshim gazit tuj i diskutu me varzat e tezes ose me shoqet.
Hibi, tezja jeme e ka pasë shpinë n’midis t’pazarit, dhe mbasi hajshim drekë e u knaqshim shkojshim n’kat t’dytë me sejru.
Zakonisht ,para akshamit nis’shin krugat nepër pazar ,dhe vazhdojshin deri në korzo.
E t’ja niste gazi.
Kush i bukur e kush I udobtë .
Kush i shkurtë e kush medet të ishte pak ma i gjatë ,se na vet mas vet, ka dy metra secila….
Kur kalojshin çiftet, e matshim me kanar kush e ka meritu njini tjetrin dhe sa e ka meritu.
Ja besa ky ma i mirë, e kja s’ka qenë për te.

Pikëvështrimi numër dy , edhe ma në qendër,ka qenë ballkoni Rukijes, vajzës tezes tonë .
Na kapte gazi e muhabeti ,deri sa prej ode delte Rukija e na thonte “ kësh, kësh ,se na bat harr.”
U nalshim pes minuta, e prap vazhdojshim.
Kush e nal zanin e rinisë?
Ku ta marrim tesh at gaz?
Nejse, kalimtarët ishin tanë terbjet.
Tak tuk dekush e çonte krytin me shiku, në drejtim të ballkonit,par shumica kalojshin pa na vrejtë fare.
Ose bile ashtu shtireshin.
Demek se s’pa shofim gja.
T’njajtat ftyra, t’njajtat masllahate dhe ashtu kalonte monotonija deri sa vinte muhabeti rradhës për strancat.
Dhe prap, kalonte sezona, vinte dimni me monotoninë e vet por me dashurinë e jetës dhe lezetllykun mes familjeve .
Eurovizioni dhe San Remo ishin dy ngjarje ma të randesisshme, dhe gjithmonë jemi mbledh të gjithë rreth televizorit.
Poashtu ka qenë edhe Muhammad Ali kur kishte beteja boxi që na mblidhte. Sigurisht që nga simpatija që të gjithë e kanë dashtë.
Vërtetë ishte nji pritshmeri me pa durim dhe na ushqente ai lezet me ditë e javë.

Unë Igballja Hibit, Sija, Feti, Lili ,Ada , Dana, dhe Cadi ma e vogla.
Cadit gjithmonë ja kemi ba pa drejtë, sepse si ma e vogla ,na pengonte deri nji ditë na ka spijunu.
Nuk ka pasë faj e shkreta.
Kta ma namuzlijet e madonat kanë qenë shumë ma serioze, e dijnë vet ata cilat kanë qenë , ( nuk pa i permeni se me idhnohen ) shpesh herë na përkujtonin që jetojmë në Ulqin, dhe duhet me pasë kujdes.
M’kan nervazu shpesh par ja kam ba hallall.
Besa i kemi pasë edhe da polic ,që kuku për ne mas me i pasë nej në terezi.
Par i kemi pasë edhe delegat që janë mundu me na nxjerrë prej sikletit e me na lanë me shiju bukurinë e asaj rini.
Ehhhh moj rini moj rini, nuk e keni idenë sa ma bukur i kemi përjetu ditë tona.
Edhe lirija për s’tepërmi, nuk qenka e mirë.

Xhavit Begut i jemi frigu tanë, edhe unë që nuk e kam pasë babë .
Ehhh rahmet paçin …. hijes tyne i jemi frigu.
Mas tërmetit në Vitin 1969, kemi ndej 6 muaj ke Xhaviti e Hodoja, kur i kemi lanë Gjeranat.
At lezet na fmitë nuk e harrojmë, e at gaz që shpesh isht dashtë me e nal nga kësh këshat signaleve të nanave tona.
Nji ditë bile deri sa kemi qenë në oden ku u mlidhshim, hynë Biti, e shef Adën me bigutina në kry.
Plus ia shef posterat e Beatles, Rolling Stones ,Bee Gees ,Deep Purple….
Eh i shkreti, nuk di çka i isht duk ma e randë, a bigutinat në krytin e Adës,a posterat ?
Nejse, ftyrën e ti tesh paramendoni. Obbbboooobbbbo .

Ada ka lexu gjithmonë shumë dhe kur ka nisë libren nuk ka dalë deri sa e ka kry.
Prej frigës që nuk e lajnë me shku në studjime, ia merr inatin aq shumë makinës qepjes. Shpesh herë, kush i ka hy makinës , ma nuk ka dalë prej aty.

Par edhe ati muhabetit t’pajës nuk mujshe me i ik.
Kambriku, munashi, birali, abazhur, panama, ojmat,grepi, pointles,punë kryq e punë mush ishin biseda të zakonshme.
Makinës Singer as më ka interesu me ja shlu synin njihere.
Kurse ata në moshë, edhe me krraba shkepshin xhemperat e vjetër dhe marojshin çerap, shalla ose dareza. Me gjylpana arnojshin aty kty denji brimë ose ku ishte e shkepun.
Çka kush ka çu në pajë e çka ka ardhë n’dhunti ishte muhabeti ditës, javës besa kanjiherë edhe e vitit.
Ka qenë gjithmonë me peshë dhe kanar.
Kush ka çu ma shumë dhe kush e ka pasë ma të bukur pajën ose dhuntinë .
Deri sa motra jeme Sija, i qepte me at marifetin e sajë ma të përsosun, unë e kapshe nji e kap nji tjetër pa e kry kurrë bile nji garniturë si duhet.
Të vetmet që kanë qenë komplet , kanë qenë ata që i blejshim në Itali.
Par fajin që nuk i kam kry ,asnji garniturë të vetme e kishte peni.
Ej pe dreqit e aja gjylpanën që ftyrën nuk ja kam dashtë.
E mersha at pe aq të gjatë 5 metra, sa u donte me e ngreh pes veta.
E tu ngatrronte, e tu ngatrronte ny, që nuk kishte kush me zgidh.
E të gjithë më thojshin, ke me u martu lerg.
E kam marrë me gaz at muhabet ,deri sa u martova.
Mirë, bereqavers që nuk kam shku në Kanadë , Amerikë, Zelandë te Re ose Australi!
Tanë ej pe i gjatë…. mirë kam pshtu.
Kam mujtë me qenë edhe ma lerg, se në Sarajevë e tesh në Londër.
Copat e garniturave janë sjell me vite tuj me prit me i kry e me u kthy….veç kurrë nuk i erdh dita .Kane mbet pa u kry bile ala me pe e gjylpanën në ta, ashtu si edhe disa andrrat e mija.

E nji libër kur kam lexu, edhe nëse nuk me ka pelqy ,nuk e kam lanë pa e kry deri në fund.

Ja që puna dorës doli mode, sepse kurrë nuk i del moda, par gjithmonë kam qenë pak rebel i kohës.
Ala jam.
Nuk i duroj padrejtësitë!

Natën e mirë kudo që jeni
Foto e shkrepun tuj ardhë rrugës prej pune.
Gliston Road

Scroll to Top