E pse ai dill që ndrritë atje
Nuk ndrrit edhe n’Londër,
Ku isht aja hanë ,që hedh rrezet e përplaset prej Ulqinit, e bjen mbi Shkodër!
Më paskën rrejtë tanë jetën tuj m’thanë
Gjithsija ka veç nji dill ,e veç nji hanë!
Ja për Zotin,
Nji dill atje ,e nji dill ktu
Fare janë ndryshe ,se veç m’paskën rrejtë E veç më paskën mashtru.
M’kan thanë ,se njeriu vjen prej majmunit
E kurrë s’më kanë kallxu ,që njeriu asht ba majmun,
Hiç pa pik t’marres ,Darwinit teorinë kanë me ia qitë n’fund.
Bota m’kanë thanë sillet!
Prralla boshe!
Bota ,veç sa vjen e pshtillet!
M’kanë rrejtë,
Hejret a vonë drejtsija vjen!
Kur?
A kur t’vdes?
Kurrë mas ardhtë ,
Nuk e du masi t’vdes
Se edhe vetvehtja ,ka nisë me m’pre n’besë !
M’kanë rrejtë sa kanë mujtë!
E tesh a me vazhdu edhe unë me rrejtë
T’mitë edhe t’hujtë ?
Botë rrence!
Kambë e kry !
Kam nisë edhe unë vejdin me mashtru !