Vuxhud nuk m’ka m’et
As me gjet rahati
As arrati,
As me nej n’këtë yrysh
Pa kuptim e pa njerzi.

Përvlim e prush me gaca
Durtë tuj lutë m’janë ba ,
Janë djeg e janë vra,
Naze tuj i ba botës
E bota tuj u prish pa nda !

Vuxhudi m’asht shterr e harxhu
Jo prej moshës , jo asesi
Prej botës pa njerzi
Që kaq me yrysh po i merr rrotullimet
E me ndalë nuk kam fuqi!

Vuxhudin ku ta marr
Ku ta gjej pak njerzillyk
Pak zemër, bukë e krypë
Botë dagrih s’ka m’et ma
Vuxhud s’kam ma ,as me e gjet as me e lypë !

 

Scroll to Top