Një shi,
Kjo shtërngatë
Sa e vështirë kjo natë
Më struk më mbledh
Në mendime më hedh
Vetimë qiellin e hap
Një errësirë që po ngutet me vrap!
Qiellin me inat çan Pusho se m’duket gjithë bota qanë
Hap qiellin e shkrep me marrëzi Chelsea trazohet e unë kam bezdi!
Ky shi
Me kaq marri
Si djal beqar
Kur dashuron si i marrë
Temzën po trazon
Me llampat e Battersea lufton
Nën jorgan po strukem
Në mendime po zhdukem
Ti me trimni dhe inat
Po më le pa gjumë këtë natë!
Ik e shko tani
Se nuk kam rahati
Shi i tërbuar
Si gocë e lazdruar
Ziliqar e inatçi
Pikat m’i hedh n’vetmi
Trimni më tregon ti mua ?
Ik se sonte s’të dua!
Ndalu ma !!!!
Gjumin ma ke grabit fare
E ti po hidhesh në valle!
Jazz dhe rock po hedh
Pikat s’kam Zot që t’i mbledh
Qytetin e milion dritave po tremb
Ik se vetmija natës dhemb!
Ik…..