Ngjyrë pjeshkë,
Era vjeshtë,
Ngjyrë zardali,
Mrekulli,
Mall pa u shterr,nijansa milion
Ngjyrë dritë,gjeth që lot pikon
Si nuse e bukur në prag të derës
E bukur si perri që vjen mbas verës!
Perëndeshë vjeshtore
Stinë plot mall,
Si Zonjat shkodrane
Me fisnikëri të rallë,
Troket me tapat n’kalldram
Si zonjat londoneze
Vjen me butësi dhe ngjyra kadife
Si belhollat françeze .
Avash ik prej vapës ngadalë freskon
Avash vjen në dimën me zemër që lëngon.
Mes dimnit dhe verës je ura Siratit
Mes kohës dhe viteve je sahat dukatit!
Vjeshtore moj vjeshtore
E bukura malësore
Me xhybletat plot ngjyra
Ndriçimet me copa pasqyra
Me vjeljet e ullinit
Me ulqinaket puntore.
Geshtenja dhe shega
Ftonj që thehet dega
Me pemë bollyk
Vjen tanë zotnillyk!
Zonjë e randë më kishe qëllu moj vjeshtë
Ah që s’jam poete me ta shkru nji rreshtë !
Bukuri e jote perri n’ndyrnja
Gurin e mahnit edhe gurin poet ti ka me e ba!
Gur, gur me qenë e poet nga kjo bukuri bahesh
Me kunorën vjeshtore me unazën n’dorë që s’ndahesh!
E ku mos me ia shkru da rreshta ksaj hyjni ?
Kaçile me thup’ura, gjethet që vall’zojnë si flut’ra ,
Përplasen për tokë tanë nostalgji !