“Kam pa shumë, kam jetuar dhe kam pasë një jetë perfekt.
Kam arritë suksese dhe merita me famë botërore.
Por shiko ,më tha ,sot më erdh një rezultat që nuk e prita . Mund edhe të vdes, nuk ka randësi për mua ma. Por një gja me vjen shumë keq që kam mujtë me ba më shumë për mjeksi në at fushë të shkencës por nuk kam ba sa duhet. Kam menduar që një Konsultant i famshëm në mjeksi nuk smuhet kurrë nga Alzheimer’s.
Ndoshta dita ditës nisi i harroj të gjitha , por sigurisht që kurrë nuk do ta harroj që kam qenë shumë i respektuar dhe me shumë vlerë. Do të kthehem çdo ditë nga harresa me harresa të reja por në një formë shumë të dhimbshme. Ky ishte fati im por jo dëshira ime. “
Mu mbushën sytë lot nga kjo bisede e ti, dhe nuk e prita një bisede aq të shlirë dhe me një modesti të pa parë nga një konsultant me famë . Një njeriu që din aq shumë as nuk ke çka i thua , për veç të dëshiroj gjithë të mirat. Bile edhe lotët u desht me i msheh !
Por për momentin mu kujtu Solana Ulqinit.
M’u kujtu Valdanosi, Galebi, Jadrani, Kalaja…
M’u kujtu Kosova .
M’u kujtu rezhimi I errët i Enverit dhe vuajtjet e ati popull që sa herë lexoj për ta, nuk besoj që një popull i tërë sundohet vetëm nga një tiran me një grusht shok!
M’u kujtu çdo gja e humbur që të gjithë kemi mundur me e mbrojtë ma mirë.
Mu kujtu shumë por më kot që më kujtohen kur gja nuk kemi ba unë dhe shumë tjerë që aq shumë e dojmë at vend.
Çdo gja po na ik ngadale po rreshqet nga dora .
A thu në cilën formë po i kthehet Ulqinit?
Si një zog i lagur, si një anije e thyer që mezi arrinë bregun e detit, si një fëmi jetim që kurrë nuk gjen strehimin e duhur dhe me dashuri apo si një plak shumë i dashur dhe i respektuar nga e kaluara me Alzheimer’s që nuk e kontrollon ma vetvehten?
Çdo gja e humbur që e kërkojmë pa u ndal nuk vjen gjithmonë në të njëjtën formë dhe ndjenj si e kemi dëshiruar .Nga një herë vjen ma e dhimshme se sa kur u humb.
Dashtë Zoti mos i raftë ulqinakve me e perdor at fjalën “ çka u huptë , mos u gjetë .”
A kanë mujtë ulqinaket me ba ma shumë ….at gja se di !”
E Kosova ?
Ne cilen forme po kthehet Kosova ?
Ku po ik me hapat e mashtrimit ,trathetise, deshprimeve ?
A kane mujte kosovaret me ba ma shume ?
Nuk e di …..
Por nje gja e di .As Steven Spielberg scenario ma të bukur nuk kishte mujtë me kriju si keto ngjarje që po ndodhin në trojet e shqipes.
Gjithmonë dikush na del në rrugë.
Gjithmonë dikush e ka fajin.
Harruam gjakun e dëshmorve, të pagjeturve, të dhunuarve dhe atyre që e lanë dhe nuk kanë ku kthehen ma.
Harruam sa popull i vjetër jemi.
Aq jemi popull i vjetër sa që harruam çdo gja!
Alzheimer’s qeveri !Alzheimer popull !
Siç e tha ky konsultant i njohur”ky është fati im por jo dëshira ime .”
A ka mujtë secili prej nesh me ba diçka ma shumë?
Nuk e di.
A kam mujte edhe une me ba dicka ma shume ?
Nuk e di…..por një gja e di.Më dhemb shumë çdo lëndim i tokës time .
Ps. Vjet kur bisedova me këtë njeri te madh qe ka edhe çmimin Nobel , gjendje e ti nuk ishte edhe aq e keqe.
Fatkeqsisht dita ditës shkenca po e humb një njeri me zotësi….kurse ne tokat e mija po shumohen farat e hithave .