Hecim o qenush në shetitje shkojmë
Dy shok që luftojmë por duhemi shumë
Së bashku në jetë çdo ditë udhëtojmë
Që njëri tjetrin e kemi sa jemi fatlum.
Ti shpesh më xhelozon dhe shumë mirë e di
Ishe ti i pari dora e gjyshes e djathtë
Por tash kuptoje more kapadai
Jam Marsi I vogël jam Marsi si mjaltë.
Të dy të mirë jemi ,të ambël si sheqer
Ti edhe unë Snickers more qenush
Të dy çdo ditë bëjmë nga pak sherr
Por shpesh na shpëton syri ynë si rrush.
Kush mund ta reziston ambëlsinën tonë
Kush guxon neve me na bërtitë
Ti çdo ditë plakesh dhe për disciplinë është vonë
Unë ende s’kuptoj se jam tuj u rritë .