Dy peshq

Kur kemi një hall apo jemi të mërzitur dhe nisim ia tregojmë dikuj, ai dikushi të ndërprenë në gjysë dhe nisë t’i tregon hallet e veta ende pa e përfunduar ti.
Të gjithë pra ia nisim me at
“ Edhe unë kështu “
“Edhe unë ashtu “
Ose në fund të thotë
Ihaaaaaa me t’i kallxu unë t’mijat, t’i dh… tujat.
Edhe ashtu biseda mbaron pa qenë në gjendje as unë dikujt, as mua dikush t’më ndëgjon bile deri në fund.
Tezja ime shumë e dashtun Vehibe Shurdha Murati e tregonte një tregim shumë të bukur.
Dy peshq po fërgoheshin në vaj ulliri në fëltere dhe temperaturë shumë të lartë.
Ai peshku pak ma i vogël i thotë ati tjetrit:
-Eh unë I shkreti sa po më përvlon i gjithë trupi nga kjo temperaturë e lartë.”
-Uhaaaa, ty kurgja nuk të djeg, me ditë ti se sa më përvlon mua, nuk ishe anku aspak.

Deri sa fërgoheshin në të njëjtën temperaturë, asnjeri nuk ia dinte tjetrit hallin.

Pra kur lavdohemi shkojmë në qiell.
Kur ankohemi shkojmë në qiell.
Sikur çdo gja e kemi për gara dhe konkurencë.
Sikur shtyhemi edhe në ankesat dhe duam te jemi viktima ,edhe në lavdata duam të jemi më të mirë .
Të mirën dhe të keqen ,e ndëgjojmë vehten dhe kurrsesi bashkbiseduesin.
Hecim vazhdojmë me karantinë!
Karantina nuk hiqet ditën që vijnë masat ligjore, karantina do të hiqet kur njerzimi do të ket mirëkuptim.
Karantinë është shlirim i shpirtit dhe i të menduarit drejtë e jo i trupit.
Bahet mirë at ditë kur të kuptojmë që ai refugjati nga Syria , Yemen, apo diku tjetër nuk vdes në brigjet e detit dhe shikon femiun e vet pa kivet me e mbrojte.

Mirë behet kur të gjithë e kanë mirë!



Scroll to Top