Ju lumtë dora


Ju plarofshin zemrat e ju lumtë dora
Bujaret tona me duar të arta
Rriteni dhe plakeni me flokë si bora
Puntore si bleta të ambla si mjalta.

Sa shumë hidhërohen at ditë kur lindim
Pa e ditë që pa ne shtëpija nuk ka dritë
Punojmë nuk ndalemi që të gjithë t’i bindim
Dhe një ditë vdesim me shumë pak meritë .

Mengjeze dreka, darka pa u ndalë
Deri në gjum sa të bijmë vonë
Këndojmë ninulla në gjumë ngadalë
Kurrë pa pushu ky trupi jonë.

Lëndime më shumë por pak merita
Për hir të familjes të gjitha i durojmë
Natën vonë dheprap deri sa zbardhë drita
Veç për familjen dhe shtëpinë jetojmë.

Hiç pa u ndalë deri sa na ndalë kiveti
Si bleta punëtore zijmë dhe gatojmë
Vjen një Ramazan dhe presim tjetrin
Me gatimet tona sa vijnë dhe shkojnë.

Shumë festa Bajrami, syfyre ,iftar,
Ndrrim Vitesh, Pashkë dhe gjithë festat tjera
Kurrë pa lypë merita, dhe nji grimcë itibar ,
Të gatshme t’i lumturojmë gjithë pa u ndi të mjera !


Scroll to Top