Para shumë kohë jetonte një nanë me djalin e vetëm.
Një ditë djali smuhet shumë keq nga zemra.
Shkon ke mjeku, dhe ai i thotë:
I vetmi shpëtim është të zavendsohet zemra yte me të dikujt tjetër.
Vjen djali në shtëpi tepër i mërzitur dhe pa pikë shpresë .
Ku të gjen një zemër? Jo, jo e pa mundur !
Ende pa i treguar, e vëren nana e vet dhe i thotë.
Biri im merre, merre zemrën time, sepse veç jeta yte mund t’më lumturon dhe asgja tjetër.
Shumë i mërzitur, por pa rrugëdalje,djali merr zemrën e nanës dhe vrapon ke mjeku me shpejtësinë e vetimës .
Gjatë rrugës nga vrapi,rrëzohet shumë keq dhe nga lëndimi që merr,bërtet “ oh moj nanë .”
Papritmas dëgjon zemrën e nanës duke e pyetur: “ a u vrave shumë o biri i nanës?
E kam ndëgjuar nga nana ime sa herë e sa herë këtë tregim. Sa bukur e tregonte me at zanin e ambel. Dhe sa herë e kam ndegju, sytë më janë mbushur lot.
E vetmja krijesë që mban gacat në dorë për ty asht nana.
Çdo kush tjetër edhe hirin e atyre gaca me mbajtë për ty, dikur lodhet.
Urime gjithë nanave çdo moment prej ditës që emroheni nanë.