Po thojnë:
- Rri në shpi!
-Shtëpi nuk kam !
Po thojnë:
-Kalon, mos u mbush mërzi ! - Unë nuk jam mërzitur, sepse plot helm jam!
-Jam mbush helm nga syni juaj i untë
- Në rrugë kam dalë dhe rrugës bredhi
- Kaherë e kam pa që keq po shkojnë puntë
- I lashë të gjitha se ke hunda më erdhi !
-Dikur o I nderuar edhe unë isha njeri
- Familjen kisha babë edhe nanë
- Sot bredhi rrugëve me një shishe raki,
- Merrni o të untuar por më leni n’vatan.
-Më thoni jam ndryshe, më thoni endacak,
- Më thoni je i flliqtë dhe pijanec i keq
- E kush është sot që u bë frigacak,
- Je ti o burrë që sot ke frikë edhe me hec.
- Milionat e tua rrasi në hundë
-Se unë asgja nuk kam çka me hupë - Se ti ma morre kafshatën ,më le pa punë
-Unë kaloj ditën me një raki edhe pak supë.
-Rri në shpi ,po thojnë
-Unë shpi nuk kam
-Rri ti në shpi dhe mendo thellë
-Unë bredhem rrugës dhe mirë e kam
- Përbuzje ndaj askuj kurrë nuk kam mbjellë !
-Rri, rri në shpi dhe numro paratë
- Për mua kurrë nuk ke mendu,
-Por sot që po endem more I ngratë,
-Aq shumë prezenca ime të ka trishtu! - Rri, rri në shpi se unë nuk t’ofrohem
- Nga unë kurrë mos ke frikë
- Një copë bukë dhe pak raki rahatohem
- Se ti je ore i ngratë që botën e ke fikë.
- Një shtëpi o njeri nuk të doli kurrë
-Tri vetura të reja i kishe pak , - Me djersën time që jam djeg si n’furrë
-Më le pa shpi dhe të mjerin endacak.
-Rri në shpi….
-Ç’farë vlerë ka ajo shtëpi
- Kur nga ajo shtëpi ke frikë me dalë
-Unë bredhem rrugës pa hiç mërzi
-Të gjithë më urrejnë por frika s’më ndalë!
-Ç’farë humb endacaku që nuk ka asgja
-Jeta e jonë është një brengë pa kuptim,
-Edhe kur vdesim nuk ka kush me na qa,
-Se botën e zuri nga mashtrimet mallkim.
Po thojnë:
-Rri në shpi se edhe kjo kalon
- Për mua të gjithë kaherë kanë kalu
-Shtëpi nuk kam edhe pse shumë më mungon
-Shtëpi nuk kam dhe nuk kam ku me shku.
-Bredhi me ditë dhe bredhi me natë
- Njeriun kërkoj në dritë me fner
-Jam aq i dëshpruar nga kjo botë e ngratë
-Që askush milionat nuk i fitoi me nder. - Rrugës sillem dhe rrugëve do vdes
- As shenj as gjurmë askund nuk la
-Mos mendoni që rakinë e kam ves - Por rakija nga dëshprimi kurrë nuk mu nda!
-Rri në shpi ,po thojnë
-Heeee he e unë ku ta marrë shtëpinë
-Bredhem rrugicave që po më mallkojnë
- Unë me pak supë të nxehte edhe rakinë.
- Por gjithë tash nga frika Zotin po kërkojnë .
-Rrini në shpi ,po thojnë
-Rrini, rrini ju e mos u ankoni
-Rrini sa ma gjatë se bota po shpëton
-Me paknaqësi botën ju po e shkatrroni!
- Se as ti as unë ksaj botë nuk po i mungon!
-Rri në shpi, po thojnë….hehe ku ta marrë ?