Me fat Bajrami


Kadaifi dhe sarajlija
Lule shega dhe hurmashica
Sonte piqen nepër shtëpija
Ndrit qyteti ndriçon rrugica!

Ndriçon dielli me rreze të verdha
Troket dera pa u ndalë
Pak bonbona dhe ca monedha
Zoti shtëpisë qofsh faqe bardhë.

Me shnet Bajrami i Zoti shtëpisë,
Me zemër t’bardhë e për shumë mot,
Ma hap derën e avllisë,
Të lutem shportën ma mbush plot!

Jam fëmi gëzohem shumë
Të gjithë t’mirat në shtëpi I kam
Por kjo festë më bënë fatlum,
Jam çu hejret sot për Bajram.

Tre karamele gjashtë bonbona
Ca monedha për mrekulli,
Jam e bukur si kakona
I bie ziles shtëpi shtëpi .

Shkoj ke daja ke gjyshja ime,
Tezen axhën vizitoj
Shkoj ke halla me shumë gezime
Të gjithëve një puthje ia premtoj !

Vllaun voglush për dorë shtërngoj,
Rrugës t’hollat numrojmë pa nda,
Herë me gaz e herë këndoj,
Të gjithë unë sot po shkoj me i pa.

Çohet Arioni hejret në mëngjez
Mangup Ajanin dot se zapton ,
Eja mor vlla në rrugë të pres
Mos gabo ti e pa mu po shkon .

Nisen Arioni me Ajanin
Aldina me Erinën si dielli që ndrit
Marrin të bukurin djalë luanin
Erdha thotë Andi,të lutem më prit.

Ikën Sara hop me hop
Prit moj motër i thotë Dizara,
Së bashku e mbushim të bukurën shport!
E din ti moj që unë jam e para .

Leila sheqeri nga Amirika,
Për Bajram thotë ku të shkoj
Jam shumë larg dhe nuk ja mrrita
Nuk kam krah të fluturoj !

Marsi jam,jam zhemla i vogël
Më shetrit baba sot për Bajram
Do shetrisim së bashku në Londër,
Veç do karamele në xhep t’i kam.

Tak tak dera gjyshe a u çove
E din ti moj që është Bajram
Faqen e ambël a ma përqafove
Më ke shpirt moj e më ke xhan .

Edhe sa muaj unë vet do shkoj,
Ta pres Bajramin ku ka lezet
Derë më derë t’i vizitoj
Aty ku të presin dhe kur nuk troket!

Xing xing xang trokisin ca pare
Nepër xhepa edhe në dorë
Jemi voglusha me ma t’mirat tipare,
Me zemër të pastër të bardhë si borë !

Plot bonbona dhe karamela
Sot i mbledhim për Bajram
Gëzohet shpirti gëzohet zemra
Edhe pse në shpi gjithë t’mirat e kam

Me zemër të mirë të gjithë ta kaloni
Në konak tuaj dhe familjen time,
Zemrat plot e gjithmonë ta gzoni
Çdo Bajram e çdo festime!

Scroll to Top