Një derë ngjyrë qielli

Ëndrrova një natë ,një derë me ngjyrë qielli
Ishte e mbyllur dhe dryni ishte ndryshkur
Sikur mëngjezin e priste ,dhe priste me dalë dielli
Me çel oborrin mistik ,me vaditë lulen e vyshkur.

U mundova aq shumë ,dhe u ofrova pranë
Deshta me e çel me hy në at oborr
T’i vadis thashë ato lule ,që posa u thanë
E theva drynin me forcë dhe e coptova me dorë.

Hyra në oborrin magjik,dhe kisha çka me pa
Aq shumë bukuri mahnitëse kishte në at oborr
U mahnita nga aroma dhe pika që s’më ra
I morra ca lule ngjyrë vjollcë ,i ledhatova me dorë.

Kush ju paska mbjellë moj,e kush ju vaditi
Kur dera ishte e mbyllur dhe dryni ishte i ndryshkur
Sa shumë ajo bukuri ,e mshehur më habiti
Dhe asnjë lule aty mbrenda,nuk ishte e vyshkur.

Dashnija për qiellin dhe diellin na mbanë
Ma ktheu përgjigjen njëra në mes lulesh
Mirënjohjen për shiun që kemi ,kurrë nuk na thanë
Por ajo që të mban ,është durimi që nuk përkulesh.

U zgjova nga gjumi thellë,dhe sytë i fërkova
Me lot ishin mbushë dhe pa u ndalë lotonin
U çova nga shtrati i zbrazët ,dhe faqet i pastrova
Këmbët e mija të lodhura lulet e ëndrrave kërkonin.

As këpucë nuk vesha shpejtë vrapova jashtë
Dielli shëndriste fort,si një perri hyjnor
U frikova shumë dhe frika më hyri në asht
A thua e gjej at derë të kaltërt, me lulet në oborr .

Nuk mbes pa ju gjet i thashë ,ju lule të bukura
Se jeta pa ngjyra lulesh,fare s’ka kuptim
Nuk jetohet kurrë me shpresa të këputura
Pa shpresa t’jetosh ,është t’jetosh n’mjerim.

Edhe kur mu duk që dryni ,ishte ndryshkur
Edhe kur mendova që ajo derë nuk çilet
Lulen time e gjeta dhe nuk e lashë të vyshkur
Me lulet dhe shpresa bota pa u ndalë sillet.





Scroll to Top