Kishte qenë shumë e re ,kur e dhanë në katundin afër ati katundit që kishte le .
Kishte mbet pa babë shumë hejret, dhe ishte rritë me njiqind halle,por shtylla kryesore kishte qenë nana e sajë fisnike e puntore që kurrë nuk i kishte lanë me shtri dorë.
E ama sajë ,nuk kishte lanë punë pa punu me ushqy gjithë ata gojë që i kishte lanë burri sajë.
Pa farë kursime, veç pak tokë ,disa bagti dhe pula. Pasuni pak e bereqet shumë!
Pa dalë drita u çonte, dhe e fundit binte.
Nuk kishte vend që nuk i dhimbte kur binte në dyshekun e shtrum në çardakun e vjetër.
Para se binte, i mbulonte të gjithë fëmijët e vet, e ndalte llampën dhe kadalë niste e knonte kuran.
- Zoti madh, na ban hallall gjynahet, njerz jemi dhe gabojmë.Ti qafsh i bekum,na ruj evlad e gjithë çka kemi! Ban merhamet fukaranë .”
Ishin kta fjaltë e fundit çdo natë para se e zinte gjumi ,dhe e bija, ma e vogla që flente me nanën e vet, e priste këtë ritual të nanës pak me trishtim, sepse në fund të lutjeve, gjithmonë e ndinte ofshamën e thellë t’amës vet.
I mbyllte sytë fort ,dhe shtirej sikur ishte në gjum, por e ama e kuptonte që ajo asht çut dhe e perqafonte shumë.
Të dyjat shtireshin që janë të lumtura.
Në fakt edhe ishin, sepse ajo dashurija e thellë mes tyne dhe mbrojtja për njani tjetrin e bante të lumtun at familje.
Secili prej tyne lunte rolin e babës, me mbrojtë njani tjetrin prej çdo fatkeqsi që vjen nga jashtë.
Por, interesant babën kurrë nuk e xenin në gojë ….ose nga malli ose ku me ditë?
Dhe ashtu , e ama , prap u çonte hejret, delte me sabah me kry puntë e oborrit, bahçes, bagtinë ,mjelte lopën…. dhe vazhdonte me puntë e shpisë .
Xente bukën, vlonte tamlin, djathin e kosin i maronte vet.
Kurrë pa u nalë.
Kur bijshin të gjithë, merrte me qenisë me gjergjef, ose arnonte teshat dhe çarapt e fmive shpesh here nën dritën e llampës që dridhej si trupi i saj kur kishte frigë .
Edhe kur i vijshin gratë e kajshive, kurrë e shkreta nuk dinte me u nalë.
Kishte fjalë shumë pak, gati aspak.
I bante kafet ,u ulte pak ,e pinte tuj u ngutë ,dhe brrof u çonte në kambë si ushtar .
Vargjet e kshtenjave nuk i rreshtonte kush si aja.
Delte ditës pazarit me shitë pak bylmet ,pak kshtenja , pak mill kallamoqe.
Verës zarzavate, netërs, magdanaz,erza,aty ktu pemtë e sezonës.
Bereqavers, kurrë nuk vinte pa i shitë të gjitha.
I kishte durtë e arta dhe tash ma ,tanë shehri me emën e lypshin kur nuk e shifshin në mezgjah.
Fmitë nisën me shku në shkollë, par erdh vakti me vazhdu në shehër se në katund nuk kishte gjimnaz.
Rrugte ishin jo të mira dhe shpesh bante vaki me u prish autobusi .
Vijshin vonë fmija prej shkolle sa herë, dhe e shkreta nuk e xente vendi deri sa mlidheshin tanë.
Ata fmitë e shehrit, kurrë nuk ju shkonte menja me i thanë, shokve vet të klasës, që nëse ju xen vona, eni ke unë, konakun e keni çil gjithmonë.
Ja ja,ja, kurrë mendja nuk ja printe.
Ja , ja prite Zat , nuk e kishin nga mendja madhe ,apo nënçmimi, par i njinuni kurrë nuk ia din të untit dhe bile mendja nuk i shkonte me i vet a udhtoni, a keni ku me fjet, a keni nevojë për diçka. Me i thanë që mos të keni gajle nëse ju xen vona ,se keni ku me fjet , e bukë e krypë e zemër kemi gjithmonë për ju. Ncuk !
Nejse….
Nana si nana, si klluka, deri sa mlidheshin zagjt e vet të gjithë, nuk u rahatonte.
Në heshtje, këndonte Kuran dhe çonte durtë naltë me lutje.
Djelmt u ban edhe për fakultet. Kush Prishtinë e kush Gjakovë, a Pejë!
Nisën shkusat me ardhë ke dera, me lype varzat.
Jeta ishte e randë shumë ,ama disesi në shpi ishte nji harmoni.
Vajza e vogël, ishte aja që nuk i ndahej kurrë t’amës.
Por edhe asaj i erdh koha me shku në shehër në gjimnaz.
Jeta ishte shumë e bukur ,aty edhe nisi dashnija parë, por nuk kishte guxim me i tregu askuj dhe çdo gja mbeti veç histori .
Nji ditë prej ditësh kujdestarja klasës e thirë anash dhe e pyet: pse kurrë prindin tand se kam pa në asnji mbledhje. Kam dëshirë me u taku me njanin prej tyne.
E bija u skuq dhe e xu sikleti aq shumë, por si e urtë që ishte, veç caktoi ditën kur me e thirë t’amen.
U kthy dhe i tregoi nanës vet.
Nana vet pak u habit, por e luti të bijen me e shty për nja dy javë at takim.
E bija u mërzitë , dhe prap ra dakord e shkreta me prefesoreshën dhe dita takimit u shty.
Profesoresha edhe ashtu, nuk e kishte urgjent.
Nana shkoi në shehër pa i kallxu askuj, bleu materialin ma të shtrejtë për haver dhe nji shall kreje.
U mendu bajagi gjatë se cilën ngjyrë me e marrë .
Ndoshta me lule do duket ma e gzushme?
Ndoshta nji ngjyrshe?
Me e ble kadife ose plish, nuk ishte edhe aq ftoftë. Me ble mëndafsh duhet me ra n’siklet me kombinu xhemperin.
Por ju kujtu që vajza madhe ja kish pru nji xhemper para shumë kohe, e kurrë se kishte vesh.
Pa pa, mendoj dhe vendosi !
Donte të dukej ma s’miri.
Nji palë kpucë me taka shumë të ulta me lustër ,ngjyrë kafe dhe nji toskë ngjyrë ari.
Shkoi drejtë ke rrobaqepsja dhe e luti me ia qep sa ma parë se kishte takim shumë me randsi.
Rrobaqepsja pak u çudit, se nuk e kishte pa me vite.
Kjo ishte arsye që e shtyni takimin. Nuk donte me ia marrë ftyrën të bijës.
Ishte kafërdisë e shkreta me tesha të vjetra prej që I kishte vdek I shoqi, dhe as mend nuk i kishte ra me ble diçka për vejdi se kurrë rendi nuk i kishte ardhë.
At ditë u zgju hejret, nxeu ujin me u la.
Teri floktë , vuni bigutina, dhe pak krem ftyrës.
Veshi havrën e re, shallin dhe kpuctë e reja.
I ndrite ftyra at ditë… sikur ia ndinte zemra.
Me nji trup të hollë e të imtë e bante shumë elegante. Gjithë ata fmi por nuk kishte kohë as peshë me shtu.
Të bijen e kishte kap nji frigë e pa pershkrushme. Kishte frigë që nana nuk di të prezentohet si duhet me kujdestaren.
Jo që kishte turp nga e ama, jo jo kurrsesi. Por e ama fliste shumë shumë pak.
Veç punonte dhe i lutej Zotit. Aq !
Kur e hapi e ama derën të gjithë u habitën.
I ndriste nuri, i ndritshin floktë dhe disa thinja si syrm,aty ktu i nepshin nji shkëlqim edhe ma të bukur.
Ftyrë simpatike me sy të shkrum por kurrë askuj nuk i kishte shku goja me i thanë sa sytë e bukur i kishte.
Bile as nuk I kishte vërejtë kush .
Kpuctë pak nisën me e vra por aq bukur dukeshin në kamën e sajë, sa që ta merrte mendja fluturonte në to.
E perqafun me rend fmitë e vet, asnjini pa thanë gja. Sikur ishin habitë .
U nisën bashkë me vajzën e vogël me autobusin e parë të mëngjezit.
E vogla sajë, nuk ia ndante sytë t’ames at mëngjez.
Kishin mbrrite të parat. U çel dera dhe hynë mbrenda.
Pritshin kujdestaren.
Kur erdh kujdestarja e bija u largu dhe hyni në klasë kurse e ama mbet me kujdestaren.
E futi në dhomën e vet, dhe u prezentu.
- A e di pse të kam thirë ?
- Ja nuk e di për sy t’ballit, edhe pak u çudita, par s’ma merr mendja që e vogla jeme, ka ba gja keq,e pa m’nijnë veshtë keq për të. Ja ja , s’ma merr mendja . Aja kurrë keq s’ban. E shkollën se di, veç me fart gzim niset prej shpije. Se di, se di pa ti qafsh faqebardhë për çka da që m’ke thirë . Unë i nigjej tanë, edhe nuk idhnohem…
-Të kam thirë , i tha, veç me ta dhanë dorën.
I kam përcjellë të gjithë fmitë e tu gjeneratë mbas gjenerate, e të lumtë ç’farë fmi ke eduku .
Nuk kam fjalë me të thanë se se me fat je që ke rritë kta fmi, par kja vajza vogël ia kalen të gjithëve.
Nuk e di me t’i tregu aftësitë e saja, sjelljet, respektin që ajo rrezaton.
Si ke arritë ? Sa kam ndëgju, ti vet I ke rritë?
A asht e vërtetë ?
Zemra sajë nisi me rreh aq fort .
Nji qetsi kaploj gjithë hapsirën dhe veç ndëgjohej vaji i nanës.
Nuk kishte qa me vite e vite.
Kishte harru me qa. Nuk kishte pasë kohë me qa. Taman puna ,ku kishte pase kohe per at luksuz me derdh da lot t’shpirtit.
Edhe vet e kishte pasë fatin e fmive vet.
Por kur ishte martu, të gjithë e kishin marrë si teveqele. Dita ditës kishte hy në guacën e vet dhe mas me u marrë me idiota, injoranta dhe njerz të paditur, kishte vendos me folë pak e ma pak, dita ditës.
Mbasi u qetsu nga lotët e mburrjes që i shkonin ,pa u ndalë, nisi me folë mes lotv’e.
- Unë e mjera asgja nuk kam ba me f’mitë e mi.
Asgja !
He mjer nana ,sa n’gjyna paskem qenë me kta f’mi . Njiher buza nuk m’ka qeshë .
Unë vet germat nuk i kam ditë ,e si Zoti i ka çu t’marën ,veç paskën qenë puna jeme randë dashnija dhe lutjet e mija çdo natë.
Ehamdurilah prej ati nalt që asht nji , e dy s’bahet .
E respektin për të tjerët e kanë msu nga heshtja jeme ! I paska vra fmitë e mi mundi jem aq shumë por i paska dhanë gjithë forcen e Zotit me u ba si duhen.
Aq , aq kam ba unë për fmitë e mi, dhe prap ia shkrepi vajit .
-Edhe diçka pa t’kallxej n’besë , veç njihere mas e xen me gojë pash at Zat .
Dje kam dhanë fjalën për vajzën teme. Ma kanë lyp n’at katunin karshi.
Aja ala se di, veç duhet me i kallxu se mas pa merr denji djalë me ashik.
Djali isht fart i mirë, isht doktor dhe m’ka premtu që vajzës nuk ja ndalë deri sa ta kryn edhe gjimnazin edhe fakultetin.
Nuk e di a kam gabu, par tana njashtu i kam dhanë.
Kanë pasë nefakë . Ata tjerat tanë jashtë janë!
E kja, kja zemren ma k’put, isht ma e vogla.
Par e di që kja kurrë nuk ka me u nalë.
E di që ka me u ba ose msuse, ose doktor ose advokate, par kja shkollës nuk i dahet.
E di e di.
Kja ka nigju lutjet e mija çdo natë! Çdo natë a m’besen ?
Se unë kam hesht e nuk kam folë ama budallë kurrë nuk kam qenë.
Kujdestarja mbet pa fjalë.
E perqafoi shumë dhe e përcolli deri ke dera.
Tash ma kpuctë e vritshin aq shumë sa mezi hecte , por përkundrazi, nuk u mirrte vesh, sepse nuk e ndrroi të ecurin as nji fije bile.
Tash ngutej sa ma parë me lajmru të gjithë.
Drejtoi shpinën me hyz ,dhe mundohej me fshi ata lot dreqi ,që si prej inati sot mbas aq vitesh nuk ndaleshin.
Edhe me mburrje edhe me vaj u kthy edhe njiherë kah kujdestraja që i kishte vu dorën në shpatullat e saja të rraskapituna.
-Unë e mjera asgja nuk kam ba me fmitë e mi, e sa për respekt e kanë msu nga heshtja jeme,e suksesin nga dhimbja që me kanë pa mu tuj luftu për ta. Ndashtë, ndashtë Zoti nuk len kend pa rrisk.
Nuk ma ka hup munin, ehamdurilah, i qofshim falë.
I përsëriti edhe nji herë fjaltë e fundit dhe nxorri faculetën me fshi vajin që i ishte mbledh gjithë jetën.
Ps: Në gjimnaz i kemi pasë disa nxansa prej katundit.
Kurrë mendja nuk më ka shku as mu e as shoqeve tjera me I vet, a keni ku me fjet nëse ju xen vona? A keni nevojë për diçka ?
Kurrë!
Shumë herë gabojmë në jetë, ma shumë që nuk na pret mendja dhe nga mos dija, se sa që e bajmë me nji qellim të keq.
Sa herë me kujtohet njani që rrinte në heshtje dhe gjithmonë i izolum. Ku me ditë ç’farë brenga ka pasë ?
At kohë ka qenë turp me tregu edhe brengat edhe varfërinë .
At kohë udhtimet kanë qenë nryshe, ma të vshtira dhe pa telefona edhe pse katunet kanë qenë veç disa kilometra larg.
Thomas Sowell thotë-Duhet njohuri e konsiderueshme vetëm për të kuptuar shkallën e injorancës tuaj.
Prandaj nuk na merrte mendja aspak hallet e tjerve. Na vetëm kuptojmë situata që gjindemi vet në te.
Natën e mirë dhe gjumin e amël kudo që jeni 🌗
