E keni dëgjuar të gjithë sigurisht kur dy zemra bashkohen,fejohen apo martohen dhe del lajmi se me cilin po fejohet vajza ose djali.
Fjala e pare ne në Ulqin thojmë familje e mirë , me fakultet besa.
Shqiperija i referohet familjes lartë,me edukim të lartë apo intelektual .
Ndërsa Kosova …….ah ku t’ia nisi ?
U fejua janë familje e ngritur thojne ata! Janë të ngritur aq lartë sa mendja të mirret nga ajo lartësi ! Ah zot i madh se ç’na qenkan kta aq të ngritur.E deri ku se ? Sa lartë duhem të çojmë kokën të shohim surratin e tyre se ? Sa shkallë të ngritemi deri ke i ngrituri ?
Kjo kur thuhem se ka dikush fakultet disesi edhe hahet. Njeri ose bëhet ose s’behet dikur por diploma dokument hesapi. dhe ate e tregon koha e jo nje cope leter.
Edhe kjo me edukim të lartë e ka të veten .Ka edukimin filani,dhe e përdorë atë edukatë apo se përdorë mvaret . Vitet e tregojnë po ashtu.
Ama ,ky i ngrituri ah sa i dhimshëm është.
Nuk ju merr mendja.Kur ky i ngrituri të gjuan poshtë aq ta then qafën sa që nuk e keni idenë. Ky i ngrituri mendon që aq lartë është sa që prek zotin me dorë,ty të hedh në pus,në gropë të plehrave ,të ngreh zvarrë për shpirti, t’i ngreh buzët me zore që të dukesh se çdo herë je e buzëqeshur dhe e lumtur,të mbushme hekur ari dhe floriri nëpër këmbë,duar fyt e kahmos që të lidh si me zinxhir që nuk ke ma kah lëviz.Lukthin kaçamak ta bënë ! Nervat t’i ngrinë !
Ta venë zinxhirin e të burgosurit !
Ah këta që kurrë nuk qenë të ngritur dhe njëherë iu erdhë dita dhe u ngritën,aman bijat e mija keni kujdes nga ata.
Ata i kanë dy jeta.Njerën për vehte dhe me ta nxi ty jetën,ndersa tjetrën at falson e kanë për halkun,botën që rreth vehtes qe i shesin mend.Ah sa te mjere jane që mendja nuk ju merr.Me dhimben nganjëherë megjithëse bijat me dhimben më shumë. Vajza shkon në derën e huaj .Ajo e shkreta mund të shkelë në dërras të kalbur.E sidomos kur shkel në atë dërrasë të” ngritur “që i bie kokës e ia çan aq keq sa as gjakun nuk ia lanë t’i duket por ia kthejnë në tru ,e trullosin fare të shkretën.
Se si u ngritën këta “të ngritur ” as vet se kuptoj.Sa shkalla kapërcenin të arrijnë aq lartë një zot e di. Mbrritën dhe ende po i ndalet fryma aq shumë që u ngutën.Grabitën në mjegull shkallat e lartësisë. Arritën aty ku mendojnë që kurrë më nuk zbresin.A thua pse at të ngritur e përziejnë me edukatën,rrenjet,brezat e para ?
Ngrituni njëherë ju bijat e mija,ngrituni aty ku nuk mundet askush t’ju shkelë,t’ju poshtrojë .Ngrituni lartë për hatrin e gjeneratave të reja.Ngrituni me kokën e ulur, se sa ma lartë të jeni aq më poshtë e keni kokën .Ngrituni për vetvehten.
Kujdes ,kujdes nga familjet e ngritura që nuk kan asnjë rrenjë.Ato njerëz të ngritur nuk zbresin në tokë dhe nuk të përfillin fare,mendojnë që ia tejkalojnë edhe vet shkencës me gjenet perfekte,të përsosur deri në idealen e balsamuar deri në palcë .Ata narcisoid të shkrepur nê kokë ju mbysin vetbesimin,ju mbajnë në gisht të dorës dhe kur të delni në sy të botës e gjithe bota ju ka lakmi që jeni në krahun e një të ngrituri Narkissos nga Thespiae .
Me edukatë ,i edukuar,me fakultet e kuptoj,ama këtë të ngritur ….nuk me hynë në kokë hiç .
Eh sa shkalla,sa shekuj,sa gjenerata te edukuara,sa vepra humanitare,sa referenca nga fqinjtë,nga nuset,dhandurt,sa vepra të shkruara nevojiten që ti të shikosh nga ajo pozite e ngritur, nevojiten !Eh more të mjerë ,ngrituni ,ngrituni por mos harroni se një apo dy gjenerata nuk ju japin emër.
Dhe nëse e shihni reflektimin e tyre në ujë ku fascinohen me bukurinë e vet dhe mençurinë ikni sa nuk është vonë .
Kujdes prej tyre se era iu vie nga larg !
Nëse arrinë lartësinë e qiellit për me të vërejtë të tjerët , e gjithë ç’farë do vërejsh është retë e zymta.Por nëse arrinë në lartësitë e qiellit për vehten, atëherë nga ajo lartësi celestiale do shohësh gjithë botën dhe do t’i largosh gjithë retë!
E adaptuar sipas dëshirës time nga autori David McCullough Jr.
Climb the mountain not to plant your flag, but to embrace the challenge, enjoy the air and behold the view. Climb it so you can see the world, not so the world can see you.
David McCullough Jr.