Balona ulet e horizontet ndahen
Knaqsitë e shpirtit nisin e meken kadalë
M’esin miltimet e fjaltë e buk’ra
Vijnë n’bark da flu’ra
Rrehin shuplakë udhtartë e shkret
Shnash e gjallë mas k’ti fluturim thojmë kem’ m’et!
Nguten me grabit valixhet t’mushuna kujtime
E misnata derdh dritat e çdo gja nisë pashit shqetsimet.
Dalin e ikin me ‘xan metron e misnatës
Ose taxin e urave t’Londrës e rrugëve t’nafakës!
Unë si e habitun se ku qesh e ku erdha
Dritat e kuqe tashma u ban t’verdha
Nji flamë që m’ra aq shpejtë m’kishte molis
Valixhja me rrotat e veta diku u nisë.
Taxi, taxi në Chelsea shkon?
Po moj Zonjë si urdhëron!
Nga vjen dhe ku ishe!
Eh more Zotni
Isha në tokat ku bekimin e Zotit e shëndrrun n’mallki!
Sa të bukura I kemi ata toka
E di ti more Zotni ku gjindet Ulqini e Shkodra?
E unë po plakem k’tu e nji dite k’tu vdes
Me vendlindje kam le pa vendlindje m’bes!
Dritat e qytetit nisën me u ndal
Me kry të ulun dola ngadalë
Balonat ulen, horizontet ndahen me mall !
Ju atje ku qi’lli mbështjell hallet me re
E na bijtë e bijat e botës në tokë t’huj
Ku vrapojmë t’habitun dhe veç bajmë hije m’bi dhe!
Bekoni e doni at vend
Mos e vrisni mos shitni kurum e mend
E ru’ni si sytë e ballit
Asht vendi vet e nuk përbin lot e mallit!
Balonat ulen
Terret e natës mbi qi’ll
Horizontet ndahen
Shkepin rrugës botës ku zemrat s’plasin por me ndarjet çahen!