Gjithçka kemi në Angli
Par lule shegë ala nuk m’kanë pa sytë e mi
E si n’Ulqin që i dojnë jabanxhitë
Ia dijnë hallin se tanë gati jashtë i kanë fmitë!
Ehhhh kja plagë e jonë pa merhamet
Që i knohet fmisë qyshse isht n’djep!
Durtë e arta shikoni çka bajnë
Mjeshtrinë e marifetin e qajnë
Skulpturë prej brumit, vo e sheqer
Art i përkrym si lulet në verë.
Lija Selimit e Xhires
Njashtu i kemi thanë
Madhja saj që asht rrit me t’imen nanë
Nurja vajza Alushit e Filja vajza Hush Shurdhës
Kafshatë buke e nji sofre e nji axhakut
E mesa Lija bi e kanakut!
Durtë e arta e tanë marifet
Ma ka gzu zemrën qe m’a dha dashni e këtë respekt!