Shpija ku kam le

Vendi e shpija se ku jam rritë e ku kam le
E që edhe sot madhnija ti bante hije mbi dhe!

Sot ,sot mas 40 vjet
Shkova me pa këtë ulli me sy t’vet!
Ala, ala aty i kishte qëndru stuhisë
E unë i ulem për tokë t’madhes Perenisë !
Çfarë bukuri aman o Madhni
Jeshil e shekuj tanë histori
Nji mij vjet, nji mij vjet e ma tepër
Kur isht mjell ky ullini vjetër
Merreni me mend!
Nji shekull e ku me ditë sa dekada me tregime
Sa lindje, gzime e idhnime ,
Sa detarin e kanë prit e kanë përcjell gratë
N’brigje t’Afrikës, n’Azi e ma gjatë
E tanë kur janë kthy kanë puth këtë rranxë ullinit
N’maje t’bregut t’Gjeranave i ka ba hije Ulqinit!
Çfarë dru zotni
E çfarë hijeshi!

Ky me ba me ditë e me folë , ky i shkret nis me qa
Bukurisë Ulqinit se çka i isht ba.
Me ditë me folë e me na kallxu
Kush e ka mjell e kush n ‘Gjerana e ka pru!
Histori, histori o miq ka ky qyteti jonë
Ullini i vjetër me vrazhdat e veta e tregon
Shekujt e lundrimit e kanë sjell
E nji Zot i madh e di se k’tu kush e ka m’jell!
Dëshmitar i dhimjeve , dëshmitar historije
Dëshmitar që ky qytet meriton kunorë mbretnije!

Scroll to Top