Ti moj hanë
N’Bashbylyk
Që m’ban karshillyk
Je mshef mes degéve ullinit
Ma ban me sy
E m’thu kam dalë sonte për ty.
Përplasen n’terrin e natës da valë
Përkunen si ninulla kadalë kadalë!
Ahhh moj bukuroshe
Ata rreze që i ke gjujtë
E m’thu hajde mirë se erdhe a ke mujtë
E mu sonte ku me m’xan gjumi
Ah ky vend i lumi i lumi
Me tanë k’ta xhevahir si kokrra inxhi
Me zemër t’madhe për jabanxhi!
Pak masllahat me ty du me i ba hanë
Aty veç disa metra larg m’pushojnë babë e nanë,
Sonte rrezet kur t’ja hedhsh mbi varr
Thuju ju ka ardhë vajza ajo ardhtë e bardhë
Tregej se nuk ke me m’lan sonte pa dritë hane
Ke me m’përkdhel zemrën me dashni nane.
Ndashtë, hallall ta baj këtë natë pa gjum
Se paskem ditë se malli më ka marrë kaq shumë!
Edhe për t’gjallë edhe për ata që kan vdek
Edhe për gurtë që kamzbathun vret.
Zemra m’dhem që këtë vend kaq janë tuj e lëndu
Par unë sonte moj hanë veç du me i thanë që gjithsesi e du!