Deklarata e fundit e Presidentit të Kosovës edhe një herë dëshmon durimin e popullit të Kosovës .
Një durim maraton , gati e gati me hy në libër të Guinness-it.
Sikur mos të ishte deklaratë qesharake, kishte me qenë edhe ofenduese për intelegjencën e një populli të tërë.
Thotë se Albin Kurti paska ndegjuar Bijelo Dugme.
Pik së pari, Bijelo Dugme I ka ndëgjuar çdo i ri në ish Jugoslavi .
Për Albinin nuk e di ,dhe as nuk është e randesishme me e ditë aspak sepse ndëgjimi I një muzike në rini nuk ia përcakton rolin dhe përgjegjësinë e ti ndaj 2milion popullatë.
Kur në Shqipërinë komuniste çdo gja ishte e ndaluar, edhe vet ajri që mirrnin frymë, Bijelo Dugme ndëgjohej fshehurazi nga rinija shqiptare me rrezikun edhe të vet jetës .
Sukseset e tyre arrijnë në Naples të Italisë, ishullin Capri dhe ma vonë në shumë shtete të Evropës me koncertet e tyre dhe sallat e mbushura plot.
I kanë ndëgjuar edhe i ndëgjojmë edhe sot.
Antarët e band janë të nacionaliteteve boshnjake, kroat dhe serb.
Formohet si grup i hard rock progressive rock folk rock dhe pop rock I ri në vitin 1974 deri në përçarjen 1989 .
Bashkohen përsëri në Vitin 2005.
Antarët të band -it shkonin e vinin por Željko Bebek Goran Bregović Tifa, Ipe gjithmonë mbetën si simbol i Bijelo Dugme .
Përçarjet mes tyre ishin para dhe mbas lufte por suksesi dhe rekordet e inçizuara nuk kishin fund.
I kam adhuruar si e re ,dhe i adhuroj edhe sot këngët e tyre .
Deri sa pata lexuar për komentet shoviniste të disa antar të bandit tyre , u pata mundu me shpirt e me mish me ia marrë inatin.
Dhe një kohë të gjatë nuk i kam ndëgjuar.
Bile as fshehurazi .
Ama bash ia pata marrë inatin.
Një mëngjez të Vitit 2006 ndëgjoj lajmin ku Edvin Kristaq Rama shpallë Goran Bregoviqin qytetar nderi.
Njeriut që kurrë nuk u deklaru për krimet sërbe as edhe qytetit Sarajevës ku u rritë dhe ka gzu autoritetin e lartë edhe vet Gorani .
Me 7 prill vjen edhe reagimi me një letër nga Kosova .
Po e citoj:
“Te nderuar anetar te KIShit,
Une sot lexova per kengetarin serb Goran Bregovic, i cili qenka shpall qytetar nderi i Tiranes nga ana e banorit te “par” te Tiranes Edi Rama.
Une me te vertet nuk po i kuptoj do gjera, ky zoteriu Edi Rama eshte rritë ne Shqiperi apo diku tjeter?
I nderuar Zt. Kryebashkiak
Vendimi i juaj ta shpërbleni serbin Goran Bergoviç me “çelësin e Qytetit” (1 Prill 2006) është i gabueshëm dhe prek rëndë në ndijenjat tona kombëtare.
Ju kujtoj Zt. Rama se, në ditët kur qyteti i juaj festonte me gaz melodinë sërbe, në Gjakovë, nga sërbia, u kthyen trupat e pajetë të 49 vllezërve tanë të rrëmbyer nga forcat serbe shtatë vite më parë. Shtatë vite askush nuk dinte për fatin e tyre.
Në momentin kur ti përqafove dhe nderove lartë një serb, shteti i tij mbante fshehtasi informatat mbi tre mijë vllezër e motra që na mungojnë që shtatë vite.”
Ishte kjo një letër që preku randë në zemër shumë shqiptar dhe dashamirës të vendlindjes si nga diaspora ashtu edhe nga vendi.
Gazeta kurir me qëllime provocative shkruan :
“Ajo që nuk nuk e dinim dhe tashmë është bërë shumë interesante, është një fjalim i Edvin Kristaq Ramës, në të cilin ai thoshte se gjatë regjimit të Enver Hoxhës dëgjonte fshehurazi muzikën e grupit “Bjello Dugme.”
Ishte temë e ditëve dhe muajve ku edhe sot njerzit janë në dilemë.
Disa thojnë arti dhe politika kurrë nuk përzihen.
Deri sa politika çdo herë ngrit murin, arti gjithmonë ndërton urat.
Politika prap e shemb at mur që e ngrit vet, deri sa arti kurrë nuk rrëzon urat e ndërtuara sepse është i vetmi faktor që i jep jetës kuptim !
Fundi fundit muzika mund të ndëgjohet edhe fshehurazi.
Kush garanton që Presidenti nuk paska ndëgjuar kurrë asnjë muzikë në gjuhën e tyre.
Mua si qytetare e diasporës veç një gja më interson?
A çohet sot Kristaqi në mbrojtje të Albin Kurtit dhe i thotë Hashim Thaqit:
- Po unë ore miku im Hashim,jo që e kam ndëgjuar at muzikë fshehurazi , por edhe I kam dekoruar me çelsin e arit dhe e kam shpallë Goranin qytetar nderi ditën kur në Gjakovë janë sjell 49 trupa të vdekur nga Sërbia !
E sa për me e ndegju muzikën e tyre,e kemi ndëgjuar të gjithë.
Sa ma shumë po e shoh Hashimin me shok aty, aq ma shumë kam nostalgji për të kaluarën time dhe ma pak dëshirë me u kthy.
Askush nuk mund të na sulmon apo gjykon në bazë të muzikës dhe fatit gjeografik!
Sepse të gjithë kërcejmë ashtu si bjen defi !
Standardet dyfishe na shkatrruan.
Përse ai nuk i ndalon se pari serialet turke ?
Përse nuk ia nisë aty ?
Nesër mund të na sulmon Italija, Amerika, Izraeli,Franca por unë kurrë nuk kam me u ndalë me ndëgju Elvis Presley, Leonard Cohen Beatles, Albano, Romina Power,
Charles Aznavour , Indilla….
Bota nuk ndalon artin edhe sikur të shembet fare.
Bile disa tinguj të valëve mund t’i ndëgjojmë në apocalypse, pa marrë para sysh nga cili det lum apo oqean vijnë ato ritme !
E vetmja e keqe sipas Hashimit për Albinin qenka të ndegjuarit e Bijelo Dugme.
I shkreti as nuk din ma çka flet !
Shpresoj që Albini mos të reagoj në një budallaki të rradhës nga njerzit që me çdo kusht mundohen me e njollos Albinin duke pasë shpresa që mbulojnë dështimet e veta dhe damet që ia kanë shkaktuar ati popull.
Kosovë Zoti të ndihmoftë.
Me gjithë zemër e kam !
Zoti mos ta çoftë durimin ma , se mjaftë durove!
Sanida dhe Dijana (në foto poshtë )të lindura në Sarajevë, familjet e para gjakovare në Sarajevë që kanë emigru para një shekulli, shqipen dhe vendlinjen gjithmonë I kanë pasë në zemër edhe pse kanë lind dhe janë rritë në Sarajevë.
Photo: Sarajevë , Ilidze 1979 kur ndegjonim Bijelo Dugme dhe askush nuk na gjykonte sepse të gjithë e dinin që ndëgjojmë edhe shqip!
Shqip është në gjakun dhe zemrën tonë!
Çdo gja që ndegjon veshi, nuk ta ndryshon zemrën as gjakun.